Nuk iu pëlqejnë aparatet fikse të dhëmbëve? Shkenca gjen zgjidhjen e padukshme (VIDEO)

Buzëqeshja hollivudiane është ajo që e duan dhe e pëlqejnë të gjithë. Por në fakt jo të gjithë kanë fatin ta kenë. Keqformimet e nofullës apo të kurorës së dhëmbëve  janë nga më të ndryshmet dhe secili prej tyre meriton një trajtim të veçantë e të specializuar. Pavarësisht dëshirës për të patur dhëmbë të bukur e të shëndetshëm janë të shumtë njerëzit që kanë komplekse në mbajtjen e aparateve ortodontike fikse. Megjithatë shkenca ka dhënë një zgjidhje edhe për këtë kategori personash. E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv, mjekja stomatologe Dr. Lorena Duri na tregoi më tepër rreth maskerinave, të cilat drejtojnë dhëmbët por nuk duken nga të tjerët.

"Është një grupim i madh i pacientëve të cilët e kanë kompleks mbajtjen e aparateve të dukshme. Por janë rritur kërkesat për një trajtim ortodontik të padukshëm. Këta janë kryesisht pacientë të rritur që kanë komplekse për të mbajtur aparate të dukshme ose kanë një profil publik që nuk do u lejonte mbajtjen e një aparati të dukshëm. Bazuar nga kërkesat gjithnjë e në rritje, shkenca bashkuar me teknologjinë ka dhënë tashmë një zgjidhje. E kam fjalën për maskerinat transparente. Maskerinat nuk duken dhe u japin zgjidhje kësaj kategorie të pacientëve. Maskerinat janë të preferueshme për një sërë arsyesh.

Së pari sepse ato janë të padukshme. Një pacient që është duke iu nënshtruar një trajtimi të tillë nuk dallohet nga njerëzit e tjerë që po i nënshtrohet një trajtimi të tillë. Arsyeja tjetër është sepse janë komode, higjienike. Mund të hiqen dhe pacienti mund ti furçojë dhëmbët në mënyrë më cilësore. Një fakt tjetër pse maskerinat janë të preferueshme është për arsyen sepse maskerinat kursejnë kohë.",- tha mjekja stomatologe Lorena Duri në studion e "Rreze Dielli" 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fantozzi: 03/06/2019 13:16

    Fjala fundit e shkences ka 20 vjet qe ka dale!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë