'Nuk jam mirë psikologjikisht', Olena Zelenska: Ju rrëfej tmerret e pushtimit rus

'Nuk jam mirë psikologjikisht', Olena Zelenska: Ju rrëfej tmerret e pushtimit rus

Olena Zelenska

Për shumë njerëz në Ukrainë, nuk është presidenti Volodymyr Zelensky, me fjalimet e tij të rregullta drejtuar kombit, ai që i ofron ngushëllim vendit të shkatërruar nga lufta, por gruaja e tij, Olena Zelenska. Zonja e parë e Ukrainës ka luftuar me të njëjtat shqetësime dhe dobësi të njohura për ukrainasit e zakonshëm, të cilët vazhdojnë të vuajnë pasojat vuajtëse të pushtimit të Vladimir Putin.

Në një intervistë nga brenda zyrës së presidentit në Kiev, Olena Zelenska tha për “The Telegraph” se i ishte afruar problemeve me shëndetin mendor, teksa luftonte për të përballuar përmasat e luftës së Putinit duke ruajtur një fytyrë të guximshme për vendin dhe fëmijët e saj.

“Ka momente kur ndjej se jam afër dëmtimit psikologjik dhe e kuptoj që kam nevojë për pushim. Përpiqem ta përdor momentin në mënyrë efektive, sepse ndonjëherë kur mendojmë se kemi pushim, nuk e bëjmë”, tha ajo.

Që kur filloi pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës, Zelenska dhe bashkëshorti i saj janë detyruar të jetojnë të ndarë. Ai qëndron në zyrë dhe ajo me dy fëmijët e tyre janë në një vend të fshehtë. Duke kaluar çdo natë vetëm, Zelenska rrëfen për raste kur ka qenë zgjuar në mes të natës duke u ndjerë sikur po luftonte për t’ia dalë mbanë, i vetmi ngushëllim është fakti që fëmijët e saj nuk e kishin parë në këtë gjendje të ëmën tyre.  

“Ato ishin momentet më të tmerrshme dhe është mirë që ndodhi natën sepse asnjë nga fëmijët e mi nuk e pa, sepse unë duhet të jem gjithmonë një burim besimi për ta. Fëmijët gjithmonë shikojnë tek prindërit e tyre dhe ata duhet të dinë se gjithçka do të jetë në rregull”, shtoi Zelenska.

Për të shmangur dëmtim të shëndetit të saj, zonja e parë ka mekanizma përballues për të siguruar që “ekuilibri i saj mendor” të jetë i qëndrueshëm, si për shembull përpjekja për të mos lexuar lajmet në telefonin e saj para gjumit, ose duke parë njoftime nëpër kanalet Telegram që detajojnë brutalitetin e Rusisë dhe të sirenave të ajrit, përpara se të fillojë dita tjetër.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani