5 mijë paund për raporte mjekësore false! Si po bashkëpunojnë shqiptarët me firmat ligjore dhe mjekët për të mos u dëbuar nga Britania e Madhe

5 mijë paund për raporte mjekësore false! Si po bashkëpunojnë shqiptarët me firmat ligjore dhe mjekët për të mos u dëbuar nga Britania e Madhe

Foto ilustruese

Shqiptarët që emigrojnë në Britaninë e Madhe mbeten në vëmendjen e autoriteteve dhe mediave britanike. Së fundmi, një artikull i ‘Daily Mail’  tregon se ‘bandat’ shqiptare krijojnë lidhje me firma ligjore që paguajnë profesionistë mjekësorë për të ndihmuar në pengimin e dëbimit përmes raporteve false.

Burimet i thanë Mail thanë se ka prova të avokatëve që merrnin raporte të dyshimta 'mjeko-ligjore' për klientët e tyre.

“Psikoterapistët dhe psikologët me kualifikime 'të dobëta' paguhen për të shkruar raporte që pretendojnë se shqiptarët, në veçanti, janë shumë të lodhur nga ana psikologjike, ndaj nuk janë në gjendje që të japin intervista. Zyrtarët po punojnë për të luftuar firmat, madje edhe për t'i mbyllur ato.

Një burim tha: “Ka tendencë të jenë firma shumë më të vogla të përfaqësuesve ligjorë dhe këshilltarëve të emigracionit që janë të përfshirë në një lloj lidhjeje kriminale. Ajo që ne përcaktuam ishte se shqiptarët e përfshirë po paguanin ato firma ligjore që më pas paguanin për disa mjekë për të prodhuar atë raport. Ka disa firma ligjore që ne ndihmuam t'i hetojnë dhe t'i mbyllin”, shkruan Daily Mail.

Ndër të tjera shton se disa këshilltarë ligjorë nuk heqin dorë. Ata i vendosin emër tjetër kompanisë së tyre për të vijuar aktivitetin me shqiptarët.

"Në një rast befasues, një i afërm i një shqiptari të ndaluar i shkroi ‘Home Office’ duke treguar se si i kishin paguar 5000 paund një firme ligjore për t'i liruar.  Në mënyrë të pabesueshme, ata u ankuan për dështimin për të siguruar lirimin e të afërmit të tyre dhe madje zbuluan firmën ligjore të përfshirë. Letra jepte prova të forta vendimtare për hetime të mëtejshme”, shkruan Daily Mail.

Home Office ka forcuar rregullat për raportet mjeko-ligjore, duke përfshirë edhe kush mund t'i shkruajë ato.

Sipas një raporti sekret të Inteligjencës Ushtarake, në Angli, 40% e emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian, janë nga Shqipëria. Mësohet se rreth 1075 emigrantë kaluan me gomone 6 muajt e fundit, ndërsa vitin e kaluar ka qenë një shifër prej 757.

Hulumtimet e reja tregojnë se në shtatë vitet e fundit, gati gjysmë miliardë paund janë shpenzuar nga qeveria në përpjekje për të parandaluar kalimin e emigrantëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja