Italia dhe Franca nuk duan të bëhen pjesë e luftës kundër Iranit.

Në një intervistë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ku ka folur për situatën në Lindjen e Mesme, është shprehur: “Kemi thënë qartë: nuk jemi në luftë, dhe nuk duam të futemi në luftë”.

Edhe zëdhënësja e qeverisë franceze, Maud Bregeon ka thënë diçka të ngjashme: “Nuk jemi në luftë dhe nuk e deshëm këtë konflikt”. Ajo përsëriti se Franca ndodhet në një “pozicion mbrojtës” për të ndihmuar partnerët rajonalë në Lindjen e Mesme të “sigurojnë mbrojtjen e tyre”, si pjesë e një strategjie për “kontroll, për të shmangur sa më shumë eskalimin”.

Nga ana tjetër, edhe Qipro ka reaguar për dronin iranian që goditi bazën britanike në ishull duke thënë: “Bëhej fjalë për një incident të izoluar, nuk do të thosha se Qipro u sulmua. Qipro nuk është nën sulm. Natyrisht, mbetemi vigjilentë dhe marrim të gjitha masat e nevojshme për të përballuar situatën dhe rreziqet e mundshme për sigurinë”, tha Nicholas Ioannides, zv/ministër i Migracionit dhe Mbrojtjes Ndërkombëtare të Qipros.


Lajmi kryesor:

Lufta në Iran/ Goditet cisterna amerikane në brigjet e Kuvajtit! Dronët iranianë shënjestrojnë aeroportin në Azerbajxhan! Trump: Teherani ishte jashtë kontrollit