Nuk jetonin dot pa njëri-tjetrin...pas 68 viteve martesë ndërruan jetë me një ditë diferencë

Nuk jetonin dot pa njëri-tjetrin...pas 68 viteve martesë ndërruan jetë me një ditë diferencë

Corinne dhe Robert Johnson

Dashuria për nje çift në Mineapolis të Minesotës ishte aq e madhe sa ata nuk jetonin dot pa njëri-tjetrin.

Ata kishin 68 vite të martuar dhe jeta bëri që të jetonin vetëm një ditë vetëm.

Corinne Johnson vdiq më 24 nëntor, në moshën 87- vjeçare, ndërsa bashkëshorti i saj vdiq vetëm një ditë më pas, më 25 nëntor, në moshën 85- vjeçare.

Djali i tyre, Brent Johnson, tha se të dy prindërit iu afruan vdekjes në mënyrë paqësore.

“Gjatë gjithë jetës, ata kanë jetuar në një martesë të lumtur dhe gjithnjë pranë njëri-tjetrit. Ndërsa gjithë pleqërinë e kaluan të dy bashkë, të pavarur nga fëmijët”, tha ai për CNN.

Corinne e njohu Robertin sepse ishte shoku i ngushtë i vëllait të saj dhe u martuan në vitin 1951.

Para se të shkonte në dasmë, Roberti punoi gjithë ditën në fermë për të korrur prodhimin në ara, pastaj ndërroi rrobat dhe shkoi në kishë.

Nuk është e lehtë të ,bash një martesë  për 68 vjet, por Corinne dhe Robert padyshim kishin sekretin e tyre të suksesit.

Djali i tyre Brent tha se martesa e tyre ishte e bazuar në besim dhe përkushtim të fortë.

Robert ka punuar veçanërisht shumë për t'u kujdesur për Corinne.

"Babai thoshte se  nëse nëna nuk është e lumtur, askush nuk është i lumtur", tha Brent.

 Për nder të Corinne dhe Robertit, familja ka krijuar një fond përkujtimor në emrin e tyre në Kishën Lutheran Scandian Grove, ku çifti morën pjesë në shërbimet e kishës për 68 vitet e tyre së bashku.

Corinne dhe Robert

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër