‘Nuk ju ka uruar askush nga ndërkombëtarët’, përgjigjet Berisha: S'mbaj mend të më kenë uruar ndonjëherë ambasadorët

TIRANË- Sali Berisha tha se nuk mban mend që ta ketë uruar më parë edhe gjatë fitoreve të tjera ndonjë ambasador. Kjo ishte përgjigja që ish-kryeministri u dha gazetarëve të cilët e pyetën për faktin se askush nga ndërkombëtarët se ka uruar për zgjedhjen në krye të PD-së.

‘Nuk mbaj mend kur jam zgjedhur herë të tjera të kem pasur ambasador që të më kenë uruar. Unë nuk mbaj mend në memorien time. PPE (partitë si motra të PD-së në Europë) siç e keni marrë vesh ju për momentin mban një qëndrim neutral por zëri ynë në PPE do të jetë i pranishëm.’- tha Berisha.

Sali Berisha u zgjodh kryetar i PD në zgjedhjet e zhvilluara nga Rithemelimi më 22 maj, me 40 mijë e 820 vota, përballë Ibsen Elezit që mori votat e 2532 anëtarëve. Ky i fundit shkruajti në rrjetet sociale se përballja me të keqen sidomos në politikë është themeli i ecjes përpara. Në fitoren e garës përballë Ibsen Elezit, Sali Berishës i munguan urimet, vecanërisht ata të ndërkombëtarëve.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat