U ble për më shumë se 130 mln euro, por Ousmane Dembele ka treguar pak te Barcelona. Megjithatë, pavarësisht edhe fakteve se më shumë ka qenë i dëmtuar dhe në verë i përfundon te kontrata, te Barcelona besojnë sërish te francezi. Për situatën e sulmuesit ka folur së fundmi Joan Laporta.
Presidenti i Barcelonës, i intervistuar gjatë programit Els Matins në TV3 tha: “Ai është një lojtar që më emocionon, për mua ai është më i mirë se Mbappe dhe do të doja shumë që ai të qëndronte”.
Kontrata e francezit është gati të skadojë dhe hipoteza e lamtumirës bëhet konkrete. Megjithatë, numri një i katalanasve deklaron: “Dembélé dëshiron të qëndrojë, ne kemi një marrëdhënie të mirë dhe duam gjithashtu që ai të qëndrojë. Por këto janë situata që kërkojnë negociata, përfaqësuesit e tij kërkojnë më të mirën për të dhe ndonjëherë përpiqem të bëjeni të qartë se më e mira nuk janë vetëm paratë.”