Ngel në vettingun në drejtësi gjyqtari i Shkodrës, Albano Çepele.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka arritur në këtë vendim pasi evidentoi probleme me pasurinë.

Sipas saj, Çepele nuk mundi të justifikojë burimin e pasurisë për blerjen e një apartamenti, për veprime korruptive dhe probleme me profesionalizmin.

Problem edhe gjendja shëndetësore, pasi gjyqtari Çepele vuan nga një sëmundje që i vështirëson aktivitetin fizik.