Prokurori Adnan Kosova nuk ka mundur dot të kalojë fazën e dytë të vettingut, duke u larguar përgjithmonë nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relator, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, vendosi ditën e  sotme të shkarkojë nga detyra prokurorin Adnand Kosova.

Kosova kishte vetëm një muaj që ishte emëruar shefi i Drejtorisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, postë të cilin nuk mundi ta mbante dot gjatë.

Shkarkimi i tij u bë pas ankimimit që Komisoneri Publik kishte bërë më datë 27 shkurt 2019, pasi nuk ishte dakord me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili konfirmoi në detyrë Adnand Kosovën më 20 dhjetor 2018.

Komisioneri Publik ankimoi vendimin pasi sipas denoncuesve pretendohej se prokurori Kosova kishte gënjyer në lidhje me pastërtinë e figurës, ku ai ka pasur kontakte të papërshtatshme që kanë lidhje familjare të afërt me të. Gjithashtu ai nuk arriti të justifikonte dot shumën prej 1 500 000 lekësh që i kanë shërbyer si burim për blerjen e apartamentit prej 98 m2 në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në Tiranë duke mos justifikuar dot burimin e të ardhurave. Këto arsye bën që KPA të vendos shkarkimin e menjëhershëm të tij dhe nga sot Adnand Kospva nuk do të jetë më pjesë e drejtësisë.