Nuk justifikoi pasurinë, Vettingu shkarkon nga detyra këshilltaren ligjore Ana Golloshi

Nuk justifikoi pasurinë, Vettingu shkarkon nga detyra këshilltaren ligjore Ana Golloshi

Ana Golloshi, në seancë degjimore

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka dhënë këtë të mërkurë vendimin për shkarkimin nga detyra të këshilltares ligjore, Ana Golloshi ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Apelit Administrative, në Tiranë pasi në vetdeklarimin e bërë ajo rezulton se nuk ka mundur të justifikojë pasurinë e saj, duke mos kaluar dot procesin e vettingut.

Një ditë më parë trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli dhe Pamela Qirko, në seancën dëgjimore të zhvilluar ka ngritur dyshime mbi pasurinë e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, ndërkohë që këshilltarja ligjore  ka marrë vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës së saj.

Një ditë parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shfaqur dyshime mbi pasurinë e këshilltares ligjore, Ana Golloshi kandidate për magjistrate e cila e ka justifikuar atë  si produkt të emigracionit në Greqi.

Sipas veprimeve hetimore nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, rezulton se këshilltarja ligjore Ana Golloshi ka bërë  deklarim të pasaktë të pasurisë dhe nuk ka pasur burime të ligjshme pasurie, ka kryer deklarim të rremë, nuk ka kryer fshehje pasurie dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vettingu i vertete: 13/02/2019 21:29

    Mbesa e atentatorit Balluku po ben atentat ne reformen ne drejtesi.Nese gjyshi e kishte doren flake per armikun mbesa e ka doren dhe jo vetem per mikun.Eshte e njejta qe futi termin evazion i ligjshem fiskal per 1 milion euro te Zaganjorit dhe i konsideroi te ligjshme te ardhurat nga emigracioni ne raste te tjera.Fatkeqesia eshte qe vleresojne njerezit e pavlere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr