TIRANË- Një 27-vjeçar është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij. Report Tv mëson se bëhet fjalë për të riun K. N., 27 vjeç. Ka qenë babai i tij, S. N. që ka kallëzuar në polici se prej më shumë se 24 orësh nuk ka asnjë gjurmë nga i biri.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.

“Më datë 25.10.2022, shtetasi S. N. ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më djali i tij, shtetasi K. N., 27 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e tij.