Nuk ka azil për kosovarët, BE thirrje:
Mos rrezikoni veten dhe familjen 

Nuk ka azil për kosovarët, BE thirrje:<br />Mos rrezikoni veten dhe familjen 
Zëvendësministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Anila Statovci Demaj ka deklaruar se persona të caktuar, në mënyrë të organizuar janë duke tentuar të mashtrojnë qytetarët për të hyrë në zonën “Shengen” dhe se të gjitha këto nuk janë asgjë tjetër përveçse dezinformata.
 
Komentet i bëri gjatë një takimi me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, zëvendës ambasadorin gjerman, Jan Axel Voss dhe sekretaren e parë nga ambasada austriake, Eva Elisabeth Michlits, ku është folur për raportimet e mediave për rritjen e numrit të qytetarëve për të migruar në mënyrë të parregullt.
 
“Të dhënat e deritanishme dëshmojnë se nuk ka shtim të numrit të atyre që janë duke shkuar në mënyrë të parregullt drejt Hungarisë.
 
Ka informata se persona të caktuar, në mënyrë të organizuar janë duke tentuar të mashtrojnë qytetarët se ka një rrugë te kundërligjshme për të hyrë në kufijtë e Shengenit, por dua të njoftoj qytetarët e Kosovës se në konsultim edhe me shtetet anëtare të BE-së jemi njoftuar se këto janë dezinformata dhe, edhe zona e gjelbër në kufi ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë është e mbyllur dhe se në rast të ndonjë kalimi eventual, organet e sigurisë hungareze do të marrin masa ligjore për kalim të parregullt të kufirit”, ka thënë Demaj.
 
Demaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e marrin rrugën për t’u larguar nga Kosova, pasi që përveç shpenzimeve materiale, atyre do t’u ndalohet edhe hyrja në ‘Shengen’ për vite të tëra, sipas Telegrafit.

Po të njëjtën gjë e konfirmoi edhe ambasadori Markusz dhe përfaqësuesit tjerë, se njëkohësisht do të ketë ndalim udhëtimi për të gjithë ata qytetarë që gjenden duke kaluar kufijtë e zonës Shengen në mënyrë të parregullt.
 
Edhe përfaqësuesit e ambasadave të BE-së në Kosovë u bëjnë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos bien pre e politikave qëllimkeqe dhe të mos marrin rrugën e parregullt duke rrezikuar veten dhe familjarët e tyre.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre