Nuk ka balotazh për primaret e Berishës të dielën në Sarandë, heq dorë njëri prej kandidatëve! Ardit Cikuli përfundimisht kandidat

Nuk ka balotazh për primaret e Berishës të dielën në Sarandë, heq dorë njëri prej kandidatëve! Ardit Cikuli përfundimisht kandidat

Ina Zhupa dhe 2 kandidatët e Sarandës

Pas Tiranës, me tërheqjen nga balotazhi të mjekut Ilir Alimehmeti dhe kalimin në garën e 14 majit vetëm të Belind Këlliçit, situata përsëritet edhe në Sarandë. Ilir Nikolla, kandidati që do të dilte në balotazhin e 11 dhjetorit me Ardit Cikulin, hoqi dorë nga gara duke i hapur rrugë kandidatit kundërshtarë për zgjedhjet vendore.

Në një deklaratë të përbashkët, Ardit Cikuli i premtoi  të tërhequrit nga gara, se do të emërohet nënkryetar bashkie nëse ai shpallet fitues në zgjedhjet e 14 majit 2023.

"Ashtu si i madhi Skënderbe na ka përçuar një mesazh shumë të vyer prej shekujsh që: ‘Bashkimi bën fuqinë’, ashtu si atëherë, ashtu veprojmë edhe ne sot. Iliri si njeriu i dytë më i votuar nga ju të nderuar demokratë, nesër do të jetë bashkëpunëtori më i mirë. Do të jetë nënkryetari i Bashkisë Sarandë. Të gjithë bashkë do ia dalim. Do ia dalim të gjithë ne! Do ia dalim që fëmijët tanë, ta shikojnë Sarandën si një alternativë për të jetuar, dhe jo të emigrojnë. Mirë u takofshim për në betejën e 14 majit 2023", tha ai. 

Duke qenë se nuk morën 50% të votave të anëtarësisë, në 9 bashki demokratët nuk e zgjodhën kandidatin në zgjedhjet e 4 dhjetorit. Por pas tërheqjeve në Tiranë e Sarandë të dielën e 11 dhjetorit do të do të zhvillohe raundi i dytë në 7 bashki për të zgjedhur mes dy kandidatëve më të votuar.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi