Futbolli italian është përfshirë në kolaps total për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit. Më herët u vendos shtyerja për një datë të pacaktuar të sfidës gjysmëfinale të Kupës mes Juventusit dhe Milanit, por sot ka patur të reja të reja përsa i përket këtij kompeticioni.
Edhe sfida mes Napolit dhe Interit, e programuar për t’u luajtur të enjtën në darkë, po shkon drejt shtyerjes. Edhe pse nuk ka një vendim zyrtar ky takim pritet të këtë të njëjtin fat. Vendimi përfundimtar do të meret ditën e sotme, pasi në Romë është mbledhur asambleja e Ligës së Seria A.
Ndërkohë po në këtë mbledhje pritet të vendoset edhe për rikuperimin e javëve dhe ndeshjeve të veçanta të shtyra më herët. Për takimin Juventus-Inter, që ka patur më shumë polemika, sipas të gjitha mundësive do të vendoset 9 marsi. Duket se tani është gjetur edhe akordi me administratorin e deleguar të Interit Guiseppe Marotta i cili shkurtimisht ka deklaruar se ‘do të adaptohemi’ me kalendarin e ri.