Greqia dhe zyrtarët e Eurozonës dështuan në arritjen e një marrëveshje mbi çështjen e borxhit grek, megjithatë të dy palët thanë se ka ende shpresë për rënien dakord. Presidenti i Eurogrupit Jeron Dijsselbloem tha se bisedimet prej 7 orësh në Bruksel ishin “konstruktive”, ndonëse propozimet e detajuara nuk ishin diskutuar.
Greqia nga ana e saj deklaroi se borxhi i shpëtimit e daljes nga kriza është ndëshkues dhe duhet të marrë fund, teksa marrëveshja përfundon më 28 shkurt. Bashkimi Evropian paralajmëroi Greqinë që t’i përmbahet marrëveshjes e cila sipas tyre ka fuqi afatgjatë deri në likuidimin total të borxhit. Por bisedimet e djeshme të Eurogrupit, mes ministrave të ekonomisë së vendeve të BE-së, nuk arritën në nënshkrimin e një marrëveshje për hapat e mëtejshëm procedural duke e shtyrë këtë për të hënën e ardhshme.
Qeveria e re Greke u zgjodh me premtimin ndaj popullit helen se do t’i jepnin fund borxhit dhe masave shtrënguese të daljes nga kriza që ka shoqëruar marrëveshjen me trojkën që prej 2011-ës. Qeveria propozon të rinovojë 30% të obligacioneve të borxhit të shpëtimit duke i zëvendësuar ato me reformën e një plani të ndarë në 10 pika. Megjithatë kreditorët e Greqisë në BE, të drejtuar nga Gjermania, insistojnë që kushtet nuk do të negociohen.
Zyrtarët e të dy palëve mbyllën negociatat me synimin për të arritur një marrëveshje në pagesën e borxhit të madh të Greqisë prej 240 miliard eurosh, për të mënjanuar perspektivën e daljes së vendit nga Eurozona; çka shihet me frikë nga tregjet ndërkombëtare. Ndërkohë ndërsa Eurogrupi diskutonte mbi të ardhmen e Greqisë, qindra protestues në Bruksel dhanë mesazhin e tyre solidarizues me popullin grek për dhënien fund të masave të shtrëngimit nga trojka.
Paralelisht dhe në Greqi mjaft protestues u mblodhën në pritje të një vendimi mbi të ardhmen e vendit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com