Hyrja e Kamzës nuk do të jetë më e njëjta si dikur, nëpërmjet 'Bulevardit Blu', i tillë prej vitesh që kur atë e drejtonte në fillimet e tija ish-kreu i Bashkisë, Xhelal Mziu. ReportTv mëson se Bulevardi Blu do të quhet shumë shpejt Bulevardi 'Nënë Tereza' dhe në sheshin qendror të Kamzës do të vendoset një statujë e humanistet së madhe shqiptare

Nërsa rrethrrotullimi qendror nuk ka më djalin me kalë por është rikthyer në një hapësirë të gjelbër.

Këtë ndryshim e ka prezantuar kreu i Bashkisë, Rakip Suli i cili duket se e ka "zbritur nga kali' rivalin e tij të dikurshëm kur ishin përballë njëri-tjetrit për postin e kryebashkiakut.

Si ishte më parë rrethrrotullimi