Nuk ka qetësi në Belfast, pavarësisht thirrjeve për qetësi në respekt të Mbretëreshës

Nuk ka qetësi në Belfast, pavarësisht thirrjeve për qetësi në respekt të Mbretëreshës

Trazirat në Irlandën e Veriut nuk kanë të sosur dhe për të tetën natë radhazi rrugët e Belfastit u mbushën me protestues. Edhe pse pati një rënie të konsiderueshme të numrit të tyre pas vdekjes së bashkëshortit të Mbretëreshës, Dukës së Edinburgut.

Rrugët e Belfastit ishin shumë më pak të mbushura me njerëz sesa në ditët e mëparshme, kur nuk munguan përplasjet e dhunshme me policinë.

Demonstratat dhe marshimet që ishin planifikuar në zonat unioniste të kryeqytetit Belfast u anuluan pas njoftimit të vdekjes së Princit Philip.

Sipas analistëve pjesa më e madhe e vandalëve janë të rinj të cilët kanë humbur shpresën për një të ardhme më të mirë.  Automjete dhe autobusë janë djegur, por protestuesit kanë hedhur bomba molotov dhe kundër policisë që është përgjigjur me ujë me presion.

Këshilltari i të gjelbërve në Belfast, përpiqet të shpjegojë arsyet e situatës së krijuar. Brayan Smith thekson se pjesa më e madhe e protestuesve janë të rinj që nuk kanë më shpresa. Nuk kanë mundësi pune, dalin nga sisteme të dështuara shkollore dhe nuk janë të mirë arsimuar.

Divorci i Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian ka ashpërsuar edhe një herë tensionet midis unionistëve dhe republikanëve. Çështja më e madhe është mos cënimi i Marrëveshjes të së Premtes së Madhe të vitit 1998, e cila u dha fund dhjetëvjeçarëve të dhunës vdekjeprurëse sektare.  Pas arritjes së marrëveshjes së BREXIT, tanimë rajoni ka frikë për një kufi në Detin Irlandez të cilin besnikët argumentojnë se minon rolin e krahinës në bashkim.

Vendimi nga autoritetet e Irlandës Veriore për të mos ndjekur penalisht zyrtarët e Sinn Fein që morën pjesë në varrimin e një ish-udhëheqësi paramilitar, megjithë kufizimet anti-Covid, gjithashtu nxiti një stuhi zjarri.

Deri më tani, janë plagosur 74 oficerë në trazirat gjashtëjavore dhe të paktën katër persona janë arrestuar deri tani.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë