'Nuk ka respekt', thellohet kriza Ronaldo - Unitet! Trajneri: Mos jetë më pjesë e skuadrës

'Nuk ka respekt', thellohet kriza Ronaldo - Unitet! Trajneri: Mos jetë më pjesë e skuadrës

ten Hag dhe Ronaldo

Cristiano Ronaldo dhe Manchester United janë në "luftë të ftohtë". Ylli portugez në një intervistë të dy ditëve më parë u shpreh se për të ka munguar respekti nga trajneri dhe klubi, duke treguar se që nga koha e Ferguson asgjë nuk ka ndryshuar. ESPN bën me dije se tekniku ten Hag i ka kërkuar klubit që Ronaldo mos bashkohet më me grupin pas Kupës së Botës.

Ndërprerja e kampinateve për Botërorin e Katarit (20 nëntor) bëri që Ronaldo të shpërthente dhe të fliste ashpër për "Djajtë e Kuq". Tanimë edhe vetë lojtari duket se e ka të qartë masën ndëshkimore, teksa merkato e janarit pritet që ta gjejë sulmuesin në një tjetër ekip.

"Jo vetëm trajneri, janë dy-tre të tjerë që duan që unë të largohem klubi. Unë nuk kam respekt për të, sepse ai nuk më respekton mua. Nëse ju nuk keni respekt për mua, unë nuk do të kem kurrë respekt për ju. Ndoshta nuk duhet ta them, por njerëzit duhet ta dinë të vërtetën. Jam ndjerë i tradhtuar. Kam ndjerë se disa njerëz nuk më duan këtu. Jo vetëm këtë vit, por edhe vitin e kaluar", tha mes të tjerash Ronaldo në intervistën për The Sun. Pas kësaj deklarate ESPN njofton se trajneri ten Hag i ka kërkuar drejtuesve që Ronaldo mos jetë më pjesë e skuadrës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK

Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK