TIRANE - Marrja e titullit “Doktor Shkencash” është kthyer prej kohësh në një synim për këdo që më shumë se sa një kualifikim më të lartë profesional, kërkon një pozicion pune dhe një pagë më të mirë. Duke iu referuar të dhënave për numrin e doktorantëve që diplomohen në një vit akademik, është e qartë që marrja e titullit “Doktor” po bëhet e barasvlefshme me mbarimin e një cikli të studimeve të masterit.
Ky fakt përforcohet edhe më shumë kur kërkesa për përfitimin e doktoraturës sa vjen dhe rritet, gjë e cila ka sjellë edhe një numër më të lartë të kuotave nga viti në vit të universiteteve. Ndër kriteret bazë që duhet të plotësojë një universitet për zhvillimin e një proçesi doktorature dhe më pas certifikimin e tij, duhet të jenë stafi i kualifikuar, kurikulat e përdorura dhe infrastruktura e nevojshme. Është kusht i domosdoshëm që udhëheqësit shkencorë të studentëve të doktoraturës të kenë titullin akademik “Profesor”, “Profesor i Asociuar” ose gradën shkencore “Doktor”.
Në të tilla kushte natyrshëm shtohen dyshimet mbi zbatimin e kritereve të vendosura për certifikimin e marrjes së doktoraturave. Por më shumë se sa ky fakt problematike në këtë proces është respektimi i kritireve të vendosura për aplikantët, të cilat jo në pak raste nuk zbatohen apo zbatohen pjesërisht nga universitetet. Aplikantët që kërkojnë të pranohen në programin e studimit të doktoraturës duhet të plotësojnë një sërë detyrimesh, ku ndër më kryesorët është zotërimi i një diplome të fituar nga ndjekja e studimeve të ciklit të dytë, si dhe të çdo diplome tjetër, e vlerësuar, e barasvlershme me të, në fushën e programit të doctorates, apo në një fushë të përafërt të përcaktuar më parë në rregulloren e programit përkatës të doktoratës. Në përpjekje të forcimit të kritereve që një student duhet të plotësojë për vazhdimin e doktoraturës, universitetet kanë vendosur si kusht kryesor që studenti të ketë mbaruar nivelin e studimeve për “Master Shkencor” duke tentuar të bëjnë një skualifikim fillestar pët të shmangur numrin e madh të aplikuesve. Çdo vit nga institucionet e arsimit të lartë dalin rreth 1500 doktorë shkencash, një numër tepër i lartë krahasuar me të gjitha vendet e rajonit dhe Europës.
Por, pavarsisht ndjekjes së studimeve të doktoraturës, asnjë prej atyre që e vazhdojnë këtë cikël studimesh nuk mund të merret me shkencë për shkak të pamundësive infrastrukturore. Në këtë situatë më kryesorja që çdo i laureuar me këtë titull përfiton, janë avantazhet në punësim dhe një pagë më e lartë. Zotërimi i gradës “Doktor Shkencash”, konvertohet në një pagë me 20 mijë lejë të reja më shumë pagës bazë, nëse je i punësuar në administratë. Vitet e fundit është vënë re se kërkesa për përfitimin e këtij titulli nga zyrtarët e lartë, politikanët ka qënë tepër e lartë. 300 mijë dollarë është kostoja që rëndon mbi buxhetin e shtetit vetëm për mbulimin e shpenzimeve shtesë që bën në pagën e çdo “Doktori Shkencash” që është pjesë e administratës.
(Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com 12 mars 2014)
/Shqiptarja.com