Nuk ka surpriza, Reali i Madridit kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit

Nuk ka surpriza, Reali i Madridit kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit

Lazio kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pasi mposhti Interin pas penalltive 4-3. Koha e rregullt përfundoi pa gola, në shtesën Lazio kaloi në avantazh me Ciro Immobilen, por në minutën e 122-të, Interi fitoi një penallti, të cilën Icardi e ktheu në gol duke barazuar.

Nga pika e bardhë, nga pesë penalltitë e goditura, Lazio u tregua më e saktë duke shënuar katër herë, ndërsa Interi realizoi vetëm tre goditje të sakta, falë edhe paraqitjes mjaft të mirë të portierit shqiptar, Strakosha që mbron ngjyrat e ekipit lacial.

Ndërkohë që edhe Reali i Madridit fiton sfidën e dytë ndaj Gironas në çerekfinalet e Kupës së Spanjës duke u kualifikuar në gjysmëfinale. Pas suksesit 4-2 në ndeshjen e parë, Reali mbrëmë fitoi edhe sfidën e dytë 1-3 duke prerë biletën e gjysmëfinale. Përpos Realit në gjysmëfinale janë kualifikuar edhe Valencia, Real Betis dhe Barcelona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?