Këngëtarja shqiptare nuk ndalet së befasuari. Pavarësisht se Enca nuk ka publikuar asnjë marrëdhënie me një mashkull, apo nuk është shprehur për ndonjë lidhje të konsoliduar, mund të duket e pabesueshme që s’ka pasur asnjëherë të dashur.
Mirëpo këtë sapo na e tha vetë Enca. Së fundmi ylli i hitit “Dua”, do të sjellë një klip të ri me titull “Rendez Vous” i cili përkthehet në shqip “Takime”. Në një postim të bërë në Instastory 23-vjeçarja është shprehur se ky klip është i bazuar në jetën e saj personale, pasi ajo s’ka pasur asnjëherë një lidhje dashurie por thjesht takime.
“Unë nuk kam pasur kurrë marrëdhënie dashurie, kam pasur vetëm takime (rendez vous),”- ka shkruar Enca.
Foto e publikuar nga Enca