Nuk kanë fund problemet për Barcelonën, futbollisti nga i cili pritej shumë dëmtohet për 6 muaj

Nuk kanë fund problemet për Barcelonën, futbollisti  nga i cili pritej shumë dëmtohet për 6 muaj

Tifozët e Barcelonës kishin shpresa te Ousmane Dembele, por futbollisti francez ka mbyllur sezonin. Lajmi është dhënë nga vetë klubi katalanas që na faqen zyrtare ka njoftuar se 22-vjeçari ka kryer në Finlandë operacionin në tendinë, ç’ka do të thotë se ai duhet të qëndrojë për gjashtë muaj larg fushave.

Kjo është një goditje në qiell të hapur për Barcelonën e cila kishte shpresa te francezi, sidomos tekniku Setien, që në një konferencë për shtyp Dembele-n e kishte quajtur blerje të re, referuar faktit që se shpejti pritej të rikthehej në fushë që pas dëmtimit që pësoi në fillim të nëntorit.

Dembele në Spanjë ashtu si Bale ka marrë epitetin ‘prej qelqi’ për shkak të dëmtimeve të shpeshta. Futbollisti në verën e vitit 2018 është blerë për 120 mln euro nga Dortmundi, por që prej atij moment ka bërë në total vetëm 10 ndeshje të plota pa u zëvendësuar.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rezoluta për Srebenicën dërgohet në asamblenë e OKB-së

Rezoluta për Srebenicën dërgohet në asamblenë e OKB-së