Nuk kanë të ndalur largimet nga LSI, ikën edhe një këshilltare në Kukës

Nuk kanë të ndalur largimet nga LSI, ikën edhe një këshilltare në Kukës

Foto ilustruese/ Selia e LSI

Një tjetër këshilltare e Lëvizjes Socialiste për Integrim i është bashkuar Partisë Socialiste. Zarie Visha është larguar nga grupi i këshilltarëve të LSI në Kukës, duke paraqitur të njëjtin argument si edhe këshilltarët e tjerë të larguar.

Ajo është shprehur se prej kohësh forca politike ku ajo bënte pjesë, LSI-ja, e ka humbur orientimin e saj për integrimin e Shqipërisë në BE, duke e bllokuar këtë proces bashkë me Partinë Demokratike. Javët e fundit, ikjet e këshilltarëve të LSI, te Partia Socialiste kanë qenë të shumta, në Vlorë, Elbasan, Pukë, Shkodër, Fier e në qytete të tjera.

Ndërkohë e pyetur nga Report Tv pak ditë më parë lidhur me qëndrimin e partisë, kryetarja Monika Kryemadhi pati deklaruar se kushdo që dëshiron të largohet është i lirë dhe se argumentet që kanë nxjerrë këshilltarët, janë të pabaza.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 28/03/2018 00:03

    Po mbase do iki dhe mona se iliri sështë bur e mund të shkoj te nard noka vesh gjati që ështe zhenia e politikës Shqiptare e me nardin meren vesh shum mir se jan si dy binjak . Të fala nard umbre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve