S'kanë treg për prodhimet, korçarët bllokojnë rrugën, një mesazh për Ramën përmes mollëve (VIDEO)

KORÇE-Pasditen e sotme një grup fermerësh dhe tregtarësh organizuan një protestë për rreth 30 minuta duke bllokuar rrugën kryesore.

Sipas gazetares së Report Tv në Korçë, Iris Rezhda tregtarët në shenjë proteste hodhën disa arka me mollë në mes të rrugës dhe më pas i shkelën me këmbë. Ky akt sipas tyre ndërmerret pasi nuk kanë treg ku ti shesin prodhimet. 'Nuk jemi ku të shesim prodhimet, kanë mbetur stok, nuk ka treg, shteti duhet të reagojë" u shprehën disa prej tyre.

Tregtarët me anë të mollëve që derdhën në rrugë në shenjë proteste i dërguan një mesazh edhe kryeministrit. "Rama ik", shkruhej me mollë në mes të rrugës Korçë-Bilisht. Nga protesta nuk u shënuan incidente, por vetëm trafik i rënduar për shkak të bllokimit të rrugës, ndërsa polica ishte e pranishme për të shmangur incidentet e mundshme.

Foto nga protesta

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 07/03/2019 21:41

    Shiko ç injorantë janë si e shkruajnë: Ramaik dhe jo, Rama ik!

    Përgjigju
  • Fredi: 07/03/2019 20:50

    Korçerët e kanë zakon, nuk ka më dembelë në republikë se mjeranët korçerë... Janë si puna e fëmijës që pret biberonin tia futin në gojë të tjerët. Rrinë dhe gogësijnë!

    Përgjigju
  • Noli: 07/03/2019 20:00

    Duhet te jete koha e shokut Enver per nje ekonomi te planifikur. PD besoj se e di qe eshte ekonomia e tregut lire.

    Përgjigju
  • VLONJAT: 07/03/2019 18:49

    Idioter njerez shteti duhet tju gjej tregun e molleve? SHTETIT I KERKONI GRANTE PER TE BLER FABRIKEN JO TREGUN TREGUN GJEHENI JU : Kapitalizmi kete ka qe cdo gje e gjen vete,mblidhuni behuni nje mendje dhe blini nje mini fabrike si fillim per lengje frutash,uthull,komposto,marmalat,recel etj,dhe nuk keni pse i hidhni poshte se ju thot politika IDIOTEEEEEER:

    Përgjigju
  • WTF: 07/03/2019 17:32

    Nuk paska PD lek me ble me shume molle? Kane hedhur nja dy kile molle ne rrugen e re qe i ka bere Edi Rama dhe bejne si te revoltuar! Edhe ti more gazetar e ke bere lemsh lajmin. Keta jane ose fermere ose tregtare se nuk i ben dot te dyja. Fermeri prodhon dhe tregtari i blen per t'ja shitur publikut, prandaj shko dhe njehere tek ata e pyeti se cfare jane! Qeveria nuk gjen treg per mallrat qe prodhon privati se late nam, qeveria vendos rregulla dhe krijon lehtesira me politikat fiskale dhe kaq!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale