Gjatë deklaratës me kryeministrin estonez Kristen Michal, shefi i qeverisë Edi Rama u bëri thirrje estonezëve që të vizitojnë Shqipërinë. Rama tha se është kënaqësi që të shohë se numri i tyre në vendin tonë është trefishuar që prej 2023-shit, ndërsa shtoi me batuta se estonezët në Shqipëri do të ndihen si në vendin e tyre, pasi nuk ka simpati për Putin.

“Është kënaqësi të shohësh trefishimin e numrit të estonezëve që vijnë që prej 2023-shin. Shpresoj se do të zgjatet ky sezon i fluturimit drejtpërdrejtë. Ju ftoj të largoheni nga vendi edhe në dimër, që të vini të gjeni plazhet. Nuk kemi simpati për putin atje, kështu që do të ndiheni krejt si në shtëpi”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Estonia: Presim me padurim mbylljen e kapitujve të negociatave! Michal: Mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE