Sot ajo është një prej shqiptareve që renditet ndër më të pasurat në Britaninë e Madhe në mesin e këngëtareve. Rita Ora, emri shqiptar që është një ndër më të suksesshmet në mbarë botën duket se fillesat në muzikë nuk i ka pasur aspak të lehta.
Këngëtarja shqiptare ishte vetëm 16 vjeç kur mendonte se ia kishte dalë, por në takim me një studio muzikore, i thanë se ishte shumë e vogël. Këngëtarja ka zbuluar për ‘Cosmopolitan’ se për një kohë të gjatë, ajo ka bërë muzikë që nuk donte të bënte.
“Prapa skenave kishte kishte shumë probleme politike që unë nuk i dija, por e bënin të vështirë që unë të isha vetvetja dhe të mund të luftoja për muzikën time. Unë kam bërë albume që asnjëri nga ju nuk do i dëgjojë ndonjëherë dhe kjo vetëm nga koha dhe njerëzit që thonin ‘Kjo nuk bën, kjo nuk mjafton, kjo nuk është mirë’. Bëra gjithçka që ishte e mundur që qëndroja përpara fytyrave të tyre gjatë gjithë kohës. Thoja: ‘Nuk keni për të shpëtuar prej meje, nuk ka për të ndodhur’. Doja që të gjithë të mendonin që unë isha aty për të qëndruar’’ ka treguar këngëtaraja. Por Rita është një rast që tregon se në fund sakrifica ia ka vlejtur.