“Nuk kishim para! Morëm kredi për të jetuar”, rrëfehet gruaja e Lulzim Bitrit që u ekzekutua në Elbasan! Zbulon përfshirjen e tij në vrasjen në Tetovë dhe ‘miqësinë’ me Talo Çelën

“Nuk kishim para! Morëm kredi për të jetuar”, rrëfehet gruaja e Lulzim Bitrit që u ekzekutua në Elbasan! Zbulon përfshirjen e tij në vrasjen në Tetovë dhe ‘miqësinë’ me Talo Çelën

Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku

Bashkëshortja e Lulzim Bitrit, i cili u qëllua me armë pranë një karburanti në Elbasan, ku ishte së bashku me Ardian Çollakun ka treguar se së fundmi kanë pasur dhe vështirësi ekonomike.

Ajo rrëfen se kishin marrë kredi për të jetuar pasi kohët e fundit, Lulzimi ishte pa punë. “Ishte shumë e vështirë, dhimbje shumë e madhe. Ishte shumë befasi, shokuese, nuk e prisnim, ai kurrë nuk ka pasur konflikte”, tha bashkëshortja.

Sa i përket vrasjes në Tetovë, për të cilën u dënua me 4 muaj burg, bashkëshortja tha: “Luli ka qenë kalimtar aty, ai që është vrarë ka qenë shoku i Lulit. Kush është ai shtet që të kryesh vrasje e të dënojë me 4 muaj burg. Kohët e fundit ishte pa punë, kishim shumë vështirësi. Morëm edhe kredi për të jetuar.” Ndërsa për ekzekutimin e Everest Çakaj tregon se aso kohe nuk ka qenë fare në Shqipëri.

E pyetur nëse Bitri, i cili u ekzekutua me plumb në zemër, ishte qendra e atentatit, ajo thotë: “Nuk dua të dal në konkluzione po nuk dua të besoj se ka qenë atentat se mund t’ia bënin në mes të lagjes. Ai ikte dhe vinte natën, ka më shumë se 1 vit pa makinë. Kushëriri i Lulit e ka marrë tek shtëpia, më tha se kishin shkuar për të pirë kafe, ishte takuar rastësisht me Ardianin dhe i qëlluan me plumba. Luli ka marrë vetëm një plumb në zemër. Përmendin fise e njerëz të tjerë që nuk i njohim dhe nuk e di a mbajnë përgjegjësi.”- tha ajo në Shqipëria Live.

Ndërsa për miqësinë me të shumëkërkuarin për disa vrasje të bujshme, Talo Çelën, thotë: “Unë nuk e njoh por mund të kenë pasur miqësi si çuna lagjesh se janë në një lagje. Ka shumë vite që as ja kemi dëgjuar më emrin.”

Lulzim Bitri e Ardian Çollaku u ekzekutuan me armë zjarri në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Luleve në Elbasan, sapo sapo zbritën nga makina. Lulzim Bitri mbeti i vdekur në vend kurse Çollaku ndërroi jetë disa orë më vonë në Spitalin e Traumës. Pak minuta pas atentatit, policia gjeti duke u djegur automjetin tip Volvo në një rrugë në fshatin Balldre, 6.2 km larg nga vendngjarja.

Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek larja e hesapeve. Dy viktimat rezultojnë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale në Elbasan. Ardian Çollaku, i njohur edhe si Ardian Subashi, u hetua si i lidhur drejtëpërdrejtë me vrasjen e Everest Çakës në maj të këtij viti. Ndërkohë, në vitin 2015 ai u arrestua në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për "Shfrytëzimit të prostitucionit" dhe "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit". Lulzim Bitri rezulton mik i ngushtë i Talo Çelës, teksa në vitin 2018 u arrestua, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim të një personi në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Vrasja ndodhi pas përplasjes mes dy grupeve kriminale. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen