Elbasan/ Ekzekutohet me silenciator 41 vjeçari në makinë në sy të gruas! Vite më parë iu vra vëllai dhe kushëriri, lidhja me 2 vrasjet e bujshme të korrikut 2020! 2 autorët në kërkim (VIDEO)

ELBASAN- Një 41-vjeçar është ekzekutuar me armë me silenciator mbrëmjen e sotme në makinë në sy të gruas së tij në lagjen "Skëndërbej" në Elbasan. Viktima është identifikuar si Everest (Ibrahim) Çaka, 41-vjeç nga Fushë-Mbreti, teksa si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur e plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën, edhe gruaja e tij, Silvana e cila ndodhej bashkë me të në makinë. Dyshohet se autorët që e kanë qëlluar kanë qenë 2 dhe ende nuk janë identifikuar. Report Tv ka sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, nga momenti kur trupi i viktimës ndodhej ende në makinën e tij tip 'Opel' me targa AB 467 AB, për t'u çuar më pas në morgun e qytetit.

Shkak i vrasjes dyshohet se është e shkuara tij, kjo pasi Çaka ka lidhje me persona me të shkuar kriminale që kanë mbetur të vrarë pak vite më parë. Më konkretisht, atij i është ekzekutuar vëllai në Barcelonë si edhe kushëriri në Belgjikë. Bëhet fjalë për Ardit (Arjan) Spahiu. Ky i fundit është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. 

Në vendin e ngjarjes janë forca të shumta policie, teksa i pranishëm është edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe prokurori Kreshnik Ajazi. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, teksa janë ngritur pika kontrolli në hyrje - daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës. Në vendin ku është kryer ekzekutimi të vetmet kamera sigurie janë të një shtëpie 150 metra larg vendit të ngjarjes, teksa zona përreth është errësirë.

Kjo është vrasja e tretë brenda 2 ditësh. Një ditë më parë, 10 maj, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’ në Vlorë, Bledar Birçaj, teksa mbrëmjen e djeshme mbeti i vrarë Mehmet Qema nga Hasi. Ai u ekzekutua me një plumb në gjoks, nga miku i tij Marjus Dema, 28 vjeç, i cili u vetëdorëzua më pas në polici.

1620761562_1620761244EVERESTCAKA.jpg

Viktima Everest Caka dhe e shoqja Silvana
 

1620758006_makina2.jpg

1620766072_MAKINA1.jpeg

1620766091_MAKIN2.jpeg

Foto nga vendi i ngjarjes, makina me viktimën brenda

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:11
Ekzekutimi në Elbasan/ Dalin pamjet, kjo është makina e djegur që dyshohet se i përket autorëve

Report Tv ka siguruar pamje nga makina e djegur që dyshohet se u përket autorëve që ekzekutuan Everest Çakën. Makina është tip “Benz”, pa targa dhe është gjetur në zonën e stacionit hekurudhor në Golem të Kavajës.

 

Ora 22:04
Iu bë pritë në makinë, 41-vjeçari që u ekzekutua në Elbasan njihej me dy emra

41-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan njihej me dy emra. Njëri nga identitetet ishte Everest Çaka dhe tjetri Ibrahim Çaka.

Ora 22:01
Ekzekutimi i Everest Çakës në Elbasan, gjendet një automjet i djegur në Kavajë, dyshohet i autorëve

 

Vetëm pak minuta pas ekzekutimit të Everest (Ibrahim) Çakës në Elbasan, një automjet i djegur është gjendur në Kavajë, që dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Automjeti tip "Benz", pa targa, është gjetur në fshatin Kryemëdhenj, Golem, i djegur plotësisht. 

Ora 21:45
41 vjeçari u vra me armë me silenciator, 2 janë autorët që e kanë qëlluar

1620758038_makina2.jpg

41 vjeçari Everest Çaka është vrarë me armë me silenciator mbrëmjen e sotme në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kanë qenë 2 persona që e kanë qëlluar, të cilët ende nuk janë identifikuar. 

Ora 21:28
U ekzekutua sot në makinë, del fotoja e viktimës dhe gruas së tij e cila mbeti e plagosur

1620761244_EVERESTCAKA.jpg

Ky është Everest Çaka që u vra sot në Elbasan dhe gruaja e Silvana e cila mbeti e plagosur nga të shtënat.

Ora 21:16
Vrasja në Elbasan, mbërrin në vendin e ngjarjes Ardi Veliu dhe prokurori Ajazi

Pas vrasjes së Everest Çakës në Elbasan në vendin e ngjarjes ka mbërritur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe prokurori Kreshnik Ajazi.

Ora 21:09
Ekzekutimi i Çakës, në vendin e ngjarjes s’ka kamera sigurie, vetëm 150 metra larg

1620758038_makina2.jpg

Detaje të reja zbardhen nga vrasja e Everest Çakës brenda në makinën e tij tip "Opel" në Elbasan. Në vendin ku ka ndodhur vrasja nuk ka kamera të cilat mund të hedhin dritë në këtë ngjarje. Vetëm 150 metra larg vendit të ngjarjes është një banesë me kamera sigurie që mund të ndihmojë hetimet.

Ora 20:52
Ekzekutimi në Elbasan/ Policia jep njoftimin zyrtar

1620757439_elbasan2.jpg
Policia ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me ekzekutimin e 41-vjeçarit, Everest Çakës në Elbasan.

"Rreth orës 20:10, në lagjen "Skënderbe", Elbasan,  në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet  shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.Janë ngritur pika konrolli në hyrje - daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe  vijon puna për  zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e  kapjen e autorit/ve", njofton Policia. 

Ora 20:48
Atentati në Elbasan/ Viktima kushëri me Arjan Spahiun, të ekzekutuar në Bruksel...lidhja me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt

Report Tv mëson se viktima i atentatit të sotëm, Everest Çaka  është djali i tezes së Ardit (Arjan) Spahiu. Ky i fundit është ekzekutuar me 8 plumba në Bruksel në nëntor të 2020. Vite më parë atij i është vrarë edhe vëllai.
Kush është Ardit (Arjan) Spahiu? Spahiu është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve.

Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu e arrestuan më 18 shtator në Elbasan.

Ardit (Arjan) Spahiu

Erion Alibej, Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj
Ora 20:42
U ekzekutua në makinë në sy të gruas, zbulohet identiteti i viktimës

1620758038_makina2.jpg

Everest Çaka është personi i ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ai është nga Fushe Mbreti.

Ora 20:41
Detaje nga atentati në Elbasan/ Ekzekutimi në sy të bashkëshortes, gruaja mbeti e plagosur në dorë

1620757491_elbsan.jpg

Report Tv ka zbuluar detaje të reja nga atentati në Elbasan. Everest Çaka  është ekzekutuar në sytë të bashkëshortes së tij, Silvana Çaka. Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur e plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën

Ora 20:25
Vrasja në Elbasan, bashkë me viktimën në makinë ndodhej edhe një vajzë

Personi i vrarë mbrëmjen e sotme në Elbasan është qëlluar teksa ka qenë në makinën e tij tip “Opel”. Bashkë me të në makinë ndodhej edhe një vajzë.

Ora 20:14
Atentat në Elbasan/ Zona e 'blinduar' nga Policia, Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, viktima brenda në makinë

Report Tv ka sjellë pamje nga vendi i ngjarjes ku u regjistrua atentati vetëm pak minuta më parë. Siç shihet në pamje, viktima ishte ende në makinë, teksa më pas është transportuar drejt morgut të qytetit. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

1620759051_makina2.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ata: 13/05/2021 01:31

    Shqiperia eshte bere te ikesh naten jo diten. Merre me mend vlora sezon turistik ata gjuajne me automatik ne rrugen plot me makina. I ka ruajt zoti jete e dyte .

    Përgjigju
  • Njoni: 12/05/2021 07:12

    Te kthehet mond koseni drejtor policije ose në vlor ose në elbason dhe te shkioj gjith shqiperia ca dryshimo nga vetem ai Di si sillet në ke ta (Trima) qe vrasin e presin

    Përgjigju
  • xoni: 12/05/2021 04:43

    Mjaft me vrasjet o njerez..nuk zgjidhen problemet keshtu,,,nuk jemi popullsi 300.milion...

    Përgjigju
  • Besart: 11/05/2021 22:05

    po ca behet o Shqiperi!!! na ke tmerruar !!! ikni me vrap qe ktej se do ju iki jeta dem!

    Përgjigju
  • doqja: 11/05/2021 22:00

    Vlor Elbasan rekord vrasjesh elbasani po mundoet te parakaloj vloren deri tani ne vlore jan vrar 3persona zere 4 se ai marjon mitro qe pagonte jul sinanajn shpetoi kot vetem ne 2021 flasim se vjet u vran 7 veta si ne vlore si ne elbasan

    Përgjigju
    • Beni: 12/05/2021 01:14

      O Doqje ke pas ndonje cike pune keto kohe,apo po pret sezonin veror

    • Elion: 11/05/2021 23:01

      Vrasja do lek o shok. Po e cove muabetin deri te vrasja ke bo shume leke me u rujt nga polici, prokurori, avokati, gjykatesi duhet me pas lek edhe me lon familjen rehat nderkohe qe je i ncef ose mren. Problemi me kto vitet e funit eshte qe shteti i la tgjith me bo lek. 2 3 grupe sarande, 3 4 vlore, 3 4 lac/lezhe, 3 4 shkoder pa permen Durrsin e Tironen qe dihen. Edhe kur bohesh me lek nuk ke mo frike me hap i muahabet tvjeter apo me i ra hasmit kur se pret. Llogarit edhe i 50-100 cuna te ri ish polica, komando etj qe varferia i ka pranu me bo ca do lloj pune. Se nfillim si roje kan fillu te shkretet, por pastaj gjonat kthehen personale, edhe merr zemer komando thot, e shkrep une per ty. Se u zgjata. Ska thon kot ai prokurori qe mafia sja doli dot ne itali dhe i vuni 100kg tritol. Ndiq lekun. Po mbylle rubinetat e lekut ska mo vrasje mafioze.

    • Beni: 11/05/2021 22:37

      O Doqje ke pasur ndonje cik pune?

  • Visi: 11/05/2021 21:01

    Po behen gati per zgjedhje te parakohshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton