'Nuk kishim vizituar asnjëherë tunele ushtarake!' Tre të rinj nga Holanda tregojnë eksperiencën unike në Kukës

Të ndërtuara gjatë regjimit komunist, tunelet e nëndheshme të Kukësit vazhdojnë të tërheqin turistë edhe pse ende nuk janë kthyer në muze. Me të mbërritur në qytetin e vogël verilindor, Aleksandri, Fadeli dhe Johani, të tre nga Holanda e shuajtën kureshtjen për qytetin e nëndheshëm, me një rrjet tunelesh me gjatësi prej 5-7 kilometrash dhe disa bunkerë 7 kate nëntokë, rreth 30 metra thellë.

 “Na treguan bunkeret dhe tunelet. Ishin shumë interesante.Pamë ku kanë qëndruar ushtarët dhe gjeneralët. Mund të shikoje ku kanë jetuar.Ku i kanë mbajtur armët.Dhomat e ndryshme, tualetet.Ishte një eksperience mjaft interesante dhe mendoj se është një atraksion goxha i mirë turistik”.

“Guida na tregoi bunkeret nëntoksorë.Unë nuk kam vizituar asnjëherë një të tillë sidomos ato që janë bërë për luftë. Ishte pak ftohte brenda, ndoshta duhet të veshësh një xhaketë nëse nuk të pëlqen i ftohti. Ishte një eksperienc shumë e mirë. Nuk do e harrojë kurrë.Definitivisht ja vjen ta vizitosh”.

“Ishte shumë intersante të shije ku mund të jetonin,të qëndronin gardat e armatosura.Tualetet dhe shumë detaje të jetës nëntokësore në bunker”.

Afrim Cenaj udhërrëfyes në Kukës shprehet se gjatë këtij sezoni ka shoqëruar me dhjetra turistë të huaj më së shumti francez e hollandez.

Qyteti i nëndheshëm i Kukësit u ndërtua për të mbrojtur banorët në rast të ndonjë sulmi nga ish-Jugosllavia në vitet ’70. Në fakt gjithë Shqipëria komuniste asokohe u fortifikua me bunkere e tunele nga udhëheqësi paranojak Enver Hoxha. Pas rënies së regjimit komunist dy prej tyre, Bunk'Art dhe Bunk'Art 2 në Tiranë janë shndërruar në atraksione për turistët. E njëjta gjë synohet në Kukës, por ende nuk ka projekt konkret, edhe pse aty janë kryer inspektime nga ekspertë vendas e të huaj.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fred: 05/09/2024 11:28

    Shkoni ne Holande se keni plot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë