Nuk kryenin me qëllim inspektimet/ Procedohen tre punonjësit e Bashkisë së Bulqizës

Nuk kryenin me qëllim inspektimet/ Procedohen tre punonjësit e Bashkisë së Bulqizës

BULQIZË-Tre punonjës në Bashkinë e Bulqizës janë proceduar penalisht pasi kanë shpërdoruar detyrën. Mësohet se është proceduar penalisht B.Ç, 25 vjeç Kryeinspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe dy inspektorët A.T, 42 vjeç dhe E.A, 24 vjeç. Mësohet se tre këta punonjës të Bashkisë kanë nuk kanë kryer me dashje marrjen e masave ligjore për prishjen e ndërtimeve të kundërligjshme ndaj  subjekteve që kanë zaptuar hapësirat publike. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale "Shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, po në kuadër të këtij operacioni kundër informalitetit janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre persona të tjerë në Mat për prerje të paligjshme të pyjeve ku dhe janë sekuestruar 18 metër kub dru. Janë proceduar  S.V, 48 vjeç, banues në Dibër (pronar i një subjekti për shfrytëzim pyjesh), B.L, 47 vjeç, banues në Tiranë dhe M.D, 60 vjeç, banues në Tiranë. 48-vjeçari po drejtonte një kamion  të ngarkuar me 8 metër kub lëndë drusore, i cili nuk dispononte  dokumentacion  për transport të lëndës drusore, faturë  shoqërimi të mallit, si dhe nuk kishte faturë të rregullt për prerjen e pyjeve. 

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se S.L, ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme në subjektin me pronar S.V, i cili do të hetohet në gjendje të lirë për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave” .Për të njëjtën vepër penale është proceduar edhe M.D.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Iu bë atentat në Bruksel, ndërron jetë Agustin Kaza! Dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel, ndërron jetë Agustin Kaza! Dyshohet se u vra për gjakmarrje