Duket paksa e çuditshme, por kjo është e vërtetë. Rregullat dhe kontratat zbatohen me përpikmëri në Spanjë. Presidenti i kompanisë ajrore ‘low-cost’ spanjolle “Vueling” pretendon se një terminal i ri nuk mund të ndërtohet në qytetin e Barcelonës, pasi avionët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Messi-t. Kjo është deklarata e pabesueshme e presidentit Javier- anchez-Prieto.
/Shqiptarja.com
Në zonën e qytetit të ashtuquajtur Gava, në periferi të Barcelonës, është kufizuar fluturimi me avionë dhe kjo për shkak të sulmuesit argjentinas. Sanchez-Prieto ka thënë se pistat e aeroportit janë të limituara, pasi avionët nuk lejohen të kalojnë mbi shtëpinë e Messi-t. Ai ka shtuar se kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend të botës.
s.k/Shqiptarja.com











