Dy humbje radhazi e mbi të gjitha paraqitja zhgënjyese në Pragë ndaj Çekisë kanë bërë që mbi Kombëtaren të ngrihen pikëpyetje. Çfarë po ndodh me skuadrën dhe Sylvinhon pas kampionatit Europian. Të gjitha këto dyshime mund të marrin fund sonte nëse Shqipëria fiton në Tbilisi ndaj Gjeorgjisë në një sfidë vendimtare ku bëjnë punë vetëm tre pikët. Kuqezinjtë luajnë ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve ku janë të detyruar të fitojnë.
Gjeorgji-Shqipëri nis në 18:00 dhe luhet në Tbilisi e ku drejtësi do të vendosin arbitra holandezë me kryesorë Dani Makkelie. Shqipëria nën urdhrat e Sylvinhos mbrëmë mbylli përgatitjet dhe lojtarët janë të gjithë të gatshëm. Formacioni do të vendoset sot por brazilinai do të bëjë ndryshime me pikatore dhe i vetmi që pritet është Arbër Hoxha në vendin e Qazim Laçit. Në këtë mënyrë në portë do jetë Strakosha, në mbrojtje Hysaj, Ismajli, Kumbulla e Mitaj. Në mesfushë Asllani e Ramadani dhe pas shpinës së Dakut do luajnë Hoxha, Bajrami e Asani. Sylvinho e Ismajli e pranojnë që sot punë bën vetëm fitorja:
Gjeorgjia përveçse na mundi 1-0 një muaj më parë në Tiranë ka në favor edhe precedentët. Gjeorgjianët janë një “mace e zezë” për Shqipërinë pasi në 16 përballje në të kaluarën kanë fituar 9 e kuqezinjtë kanë triumfuar vetëm 3 herë.Gjeorgjia kryeson grupin B1 ndërsa po sot luhet edhe Ukrainë-Çeki. Sot në Gjeorgji duhet bërë kthesa , është mbrëmja ku Kombëtarja të bëjë autokritikë e të largojë dyshimet por ajo e Tbilisit do të jetë një betejë.