‘Nuk lejoj kongres anti-Amerikan’, Noka hedh poshtë sqarimin publik të Bashës: Ashtu e tha, fyeu bazën e PD! E turpshme, as Rama si ka konsideruar demokratët si anti-SHBA

Deputeti demokrat Flamur Noka tha në ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv tha se Basha gjatë mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar sot, fyeu bazën duke i thënë se nuk lejon ‘kongres anti-Amerikan’. Ky term i përdorur ka shkaktuar furtunë te Flamur Noka i cili deklaroi nw emision se i tha kryedemokratit se kjo shprehje është edhe më e rëndë se vendimi për përjashtimin e Berishës. Noka tha se kjo ishte e turpshme dhe i ka kërkuar sqarim Bashës, por ai ka heshtur si gjithmonë duke ndërruar diskutim.

“Unë kongres anti-amerikan nuk lejoj në këtë parti tha ai. Kjo është edhe më e rëndë se përjashtimi i Berishës. Është më diabolike shprehje që kam dëgjuar në këtë parti. As Nano dhe as Rama nuk ka denjuar ti thotë bazës demokratike si anti-Amerikane! Kjo është e turpshme, tërhiqe sepse po fyen PD i thashë, por siç e ka zakon , hesht”, tha Noka

Pikërisht kjo shprehje gjatë debateve në mbledhjen në selinë blu ‘kongres anti-amerikan’ ka sjellë edhe një reagim të PD duke sqaruar se Basha nuk e ka përdorur një shprehje të tillë dhe po keqpërdorej nga mediat, por vetë Noka që ishte prezent, tha se ajo shprehje është përdoru në mënyrë të tillë.

Duket se Basha është penduar për këtë deklaratë dhe ka bërë lojë fjalësh duke nxjerrë zyrën e shtypit të sqarojë se “nuk i tha bazës anti-amerikane, por s’ka mbledhje të Kuvendit Kombëtar se do ishte anti-Amerikane”. Madje zyra e shtypit të PD-së shtoi se këto janë shpifje që po përdoren për interesa personale.

 “Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron: Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale.  Z. Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cenojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve”, njoftoi PD, pak pas mbledhjes së zhvilluar me kryesinë e grupit parlamentar.


Lajmi kryesor:

Përjashtimi i Berishës, Flamur Noka zbardh debatin me Bashën: I vuri shkelmin PD, partia po shkatërrohet! Kuvendi Kombëtar do mblidhet, anëtarësia ka më shumë fuqi se kryetari


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje