Përjashtimi i Berishës, Flamur Noka zbardh debatin me Bashën: I vuri shkelmin PD, partia po shkatërrohet! Kuvendi Kombëtar do mblidhet, anëtarësia ka më shumë fuqi se kryetari

Përjashtimi i Sali Berishës nga PD është fokusi i debateve të kësaj force, e cila me rikthimin në parlament, "luftën" që duhet të bënte kundër mazhorancës, e ka në mesin e të vetëve.

Debatet e nxehta të zhvilluara sot në mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD i ka zbardhur për Report Tv deputeti Flamur Noka i cili deklaroi se ia ka "plasur në sy" kreut të PD Lulzim Basha duke i thënë se me vendimin e paprecedentë që mori për largimin e Berishës partia po shkatërrohet. Sipas Nokës partia është më e përçarë se asnjëherë nga Basha. 

"Ka qenë një mbledhje e gjatë e kryesisë së grupit parlamentar dhe se 90% të kohës ky  ka qenë debati. E kishim lënë që tematikat e debatit të mos bëhen publike dhe ramë dakord të dyja palët. Sdoja që të gjitha debatet të dilnin. Por kur marr vesh se kanë dalë debatet thjesht për të treguar që u fitua debati nga kryetari. Debati u zhvillua mbi parime mbi principe të një debati të shëndoshë për të shpëtuar PD e cila është buzë varrit prej Bashës. I shqetësuar nga fati i PD ku kam 32 vite që aderoj sigurisht që e bëra këtë diskutim në mbledhje sepse më dhemb shumë Pd fati i saj dhe ndihem keq kur e shoh që jo armiqtë e saj por kryetari i i saj i ka dhënë shkelmin e rrokullimën Pd.

Ky ishte principi i debatit dhe kërkova që të rregullohet. E vetmja mënyrë për ta rregulluar është vetëm çuarja e vendimarrjes në bazë, kjo është e thjeshtë. Berisha ka kërkuar të vendosë anëtarësia, ai ka thënë se ikën direkt nëse vendos anëtarësia që ai të ikë. Kështu shmanget përçarja në parti. Është vendimi më i rëndë i bashës dhe i paprecedentë, jo më i vështirë. I kam thënë Bashës se partia është më e përçarë se kurrë. Anëtarësinë e ke përçarë ti i thashë. A e mbani mend që Berisha thoshte se zëri i çdo qytetari të dëgjohet, ne kërkojmë që vendimi i  çdo anëtari të dëgjohet. Partia po shkatërrohet pas këtij vendimi. Partia ka nevojë të bashkohet", tha Noka, pasi u pyet për diskutimet me Bashën në mbledhje.

Përçarja në parti thotë Noka shmanget vetëm nëse vendimarrja për Berishën çohet në bazë, e këtë i kishte kërkuar edhe Bashës sot në mbledhje. Ndonëse Basha tha i prerë se Kuvendi Kombëtar nuk ka për t'u mbledhur duke  shuar çdo shpresë që mund ndryshohet vendimi i tij për rikthimin e Berishës në grupin e PD-së, Flamur Noka e ka sfiduar duke thënë se do  të mblidhet pasi kryesia ka më shumë fuqi se kryetari. 80 % e anëtarësisë së PD është pro Berishës tha Noka dhe se Bashën nuk e votojnë më.

Në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" Noka pohoi se Basha e quajti bazën e partisë, ata që mbështesin Berishën, anti-amerikanë, akuza që sipas tij nuk i ka bërë as Edi Rama. Menjëherë pas mbledhjes ishte Partia Demokratike ajo që ka sqaruar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha duke theksuar se sipas tyre ai nuk e ka etiketuar anëtarësinë si “antiamerikane”.Duke thënë se Basha dhe Rama janë njësoj, Noka theksoi se i vetmi ndryshim është se ky i fundit bën gjithçka për të mbajtur forcën e tij, kurse Basha gjithçka për ta shkatërruar.

Basha thirri sot Kryesinë e Grupit Parlamentar për të diskutuar mbi aksionin e opozitës në Kuvend, por ishte Flamur Noka ai i cili me tone të ashpra tha se çështja më kryesore që ka PD-ja për të zgjidhur është përjashtimi i Berishës. Pas debateve për këtë çështje, Basha është detyruar të sqarojë deputet se vendimi i tij nuk ka kthim pas, duke u kujtuar se kërkesa për përjashtimin  e Berishës nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët, por nga kupola e shtetit Amerikan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:54
Noka: Basha harroi masakrën zgjedhore dhe shiti Berishën! Përçau PD në dy pjesë, për të shpëtuar lëkurën e vetë

Deputeti i PD-së Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda ndaj Lulizm Bashës pas përjashtimin të Berishës. Ai tha se në një kohë që të gjithë flisnim dhe prisnin aksion ndaj ‘masakrës zgjedhore’, Berisha shiti Berishën dhe i nguli thikë pas shpine. Noka tha se ky vendim e ndau në dysh partinë vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij.

“Mua nuk më shqetëson koston që merr Basha, por fati i forcën tonë politike. Ky është shqetësimi sot i të gjithë bazës dhe sikur të mos ketë ndodhur asgjë mbledh kryesinë se çdo diskutoje në komisionet parlamentare. Po si e harrove masakrën zgjedhore? Do i rrimë apo jo asaj masakre?  A kemi thënë se kemi përballë një regjim që na vodhi vota, pse nuk e përmendi kush regjimin e parlament? Si luftohet ky regjim me hartime e diktime? Regjimi ka përballje ne shesh ne parlament dhe jo me fjalime  e diktime. Nuk është puna se shiti Berishën, por i futi thikë pas shpine PD dhe e çau më dysh vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij, nuk ka shpjegim tjetër”, tha Noka.     

Ora 21:42
‘Nuk lejoj kongres anti-Amerikan’, Noka hedh poshtë sqarimin publik të Bashës: Ashtu e tha, fyeu bazën e PD! E turpshme, as Rama si ka konsideruar demokratët si anti-SHBA

Deputeti demokrat Flamur Noka tha në ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv tha se Basha gjatë mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar sot, fyeu bazën duke i thënë se nuk lejon ‘kongres anti-Amerikan’. Ky term i përdorur ka shkaktuar furtunë te Flamur Noka i cili deklaroi nw emision se i tha kryedemokratit se kjo shprehje është edhe më e rëndë se vendimi për përjashtimin e Berishës. Noka tha se kjo ishte e turpshme dhe i ka kërkuar sqarim Bashës, por ai ka heshtur si gjithmonë duke ndërruar diskutim.

“Unë kongres anti-amerikan nuk lejoj në këtë parti tha ai. Kjo është edhe më e rëndë se përjashtimi i Berishës. Është më diabolike shprehje që kam dëgjuar në këtë parti. As Nano dhe as Rama nuk ka denjuar ti thotë bazës demokratike si anti-Amerikane! Kjo është e turpshme, tërhiqe sepse po fyen PD i thashë, por siç e ka zakon , hesht”, tha Noka

Pikërisht kjo shprehje gjatë debateve në mbledhjen në selinë blu ‘kongres anti-amerikan’ ka sjellë edhe një reagim të PD duke sqaruar se Basha nuk e ka përdorur një shprehje të tillë dhe po keqpërdorej nga mediat, por vetë Noka që ishte prezent, tha se ajo shprehje është përdoru në mënyrë të tillë.

Duket se Basha është penduar për këtë deklaratë dhe ka bërë lojë fjalësh duke nxjerrë zyrën e shtypit të sqarojë se “nuk i tha bazës anti-amerikane, por s’ka mbledhje të Kuvendit Kombëtar se do ishte anti-Amerikane”. Madje zyra e shtypit të PD-së shtoi se këto janë shpifje që po përdoren për interesa personale.

 “Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron: Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale.  Z. Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cenojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve”, njoftoi PD, pak pas mbledhjes së zhvilluar me kryesinë e grupit parlamentar.

Ora 21:37
Rikthimi i Berishës në krye të PD? Flamur Noka: Në demokraci gjithkush mund të dojë dhe të aspirojë

Përplasjet në PD kanë nisur që pas përjashtimit nga partia të ish-kryeministrit Sali Berisha. I pyetur nëse e shikon si mundësi rikthimin e Berishës në krye të PD, deputeti Flamur Noka nuk e mohoi një gjë të tillë.

"Pas foltores PD do jetë më e bashkuar dhe më fituese, kryetarin e zgjedh anëtarësia. Në demokraci gjithkush mund të dojë dhe të aspirojë. Berisha është njeriu më shumë reputacion në parti".

Ora 21:32
Noka i bindur: Kuvendi Kombëtar i PD-së do të mblidhet sepse anëtaria ka më shumë fuqi se kryetari

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është i bindur se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet sepse sipas tij anëtarësia ka më shumë fuqi se kryetari.

'Ke marrë një vendim kundër shumicës nuk mund të rrish më kryetar i PD-së. Kuvendi do të mblidhet sepse fuqi më shumë se kryetari ka anëtarësia. Kur të mblidhet 1/4 e anëtarëve të Kuvendit, thuhet se kryetarit është i detyruar që të thërrasë Kuvendin. Ai sot doli kundër bazës. Bazën nuk e ndalon dot askush, nuk mund t'i vësh fre bazës. Një PD më e bashkuar ku pyetet anëtarësia më e shëndetshme më e fortë dhe fituese. Sot PD pas vendimit të Bashës nuk është e bashkuar është e përçarë, nuk është besuese se fiton më dikush aty.'- tha Noka.

Ora 21:26
Noka: 80 % e anëtarësisë mbështetin Berishës, Basha tallet me veten kur deklaron fitore dhe kur humb! Ky vendin i shërben vetëm Ramës

Deputeti i PD, Flamur Noka tha në ‘5 pyetje nga Babaramo” se vendimi që Basha mori për përjashtimin e Berishës  solli vetëm shkatërrimin e partisë  për të ruajtur karrigen e tij. Noka tha se ky vendim i shërben vetëm Ramës dhe se 80 % e anëtarësisë së PD është pro Berishës dhe se Bashën nuk e votojnë më.

“Ky vendim shkatërron PD, nuk ke dashur t’ia dish fare, ke ruajtur veten tende vetëm për PD nuk është ky vendim. Ky është vendim i pushtetarit për të ruajtur karrigen e pushtetit, ndërsa shtetari kur vjen puna te vendimet që shkatërrojnë partinë e tij nuk marrin vendime të tilla. Edhe kur vjen puna te aleati strategjik, ti mor zotëri duhet të vesh spektra me ngjyra në komunikimin dhe marrëdhënie jo vetëm bardh dhe zi. Ai le të thotë se nuk mund ta marrë dot këtë vendim pasi t’i shkatërron partinë tonë. Nuk po përjashtohet Flamur Noka një deputet sado kontribut të ketë, por u përjashtua historia dhe suksesi i partisë demokratike pasi vetëm në drejtimin e Berishës ka pasur partia.Ne shpallim fitore kur humbim nga zgjedhja në zgjedhje, por kjo nuk është fitore tallemi me veten. Pas këtij vendimi nuk të vjen kush më prapa as mua as ty dhe asnjë njeri. 80 % e anëtarëve janë mbështetës të Berishës dhe ty të kanë votuar vetëm se u bëri thirrje Berisha se nuk do të kishin votuar me ty pas dy humbjesh, ti përfaqëson pakicën me këtë vendim që ke marrë. Vendimi që ka marrë Basha ai shërben vetëm Ramës askujt tjetër. ”, tha Noka.

Ora 21:24
Flamur Noka: Si e mora vesh përjashtimin e Berishës nga PD! Rama bën gjithçka për të mbajtur forcën e tij, Basha gjithçka për ta shkatërruar

Duke folur për vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga PD, deputeti Flamur Noka në Report Tv ka deklaruar se kreu i PD Lulzim Basha ka një ndryshim të vetëm sipas tij nga kryeministri Rama. Noka tha se Rama po bën gjithçka për të mbajtur forcën e tij kurse Basha gjithçka për ta shkatërruar.

"Edhe kjo tregon një momet të rëndë për demokracinë e PD. Ne ishim mbledhur për mbledhje grupi, një kolege më thotë hap fb dhe shoh kryetari ishte duke folur e dëgjoj që ka marrë këtë vendim. A është normale që ke thirrur kryesinë dhe vendimin e kalon në fb. Kjo është të tallesh me të gjithë deputetët. PD ka institucione, në të kundërt hajt të zhdukim institucionet. Nëse ti nuk pyet kushtetutën e PD si mund të të besojnë qytetarët që nesër sdo shkelësh kushtetutën. Basha dhe Rama veprojnë njësoj, ka vetëm një ndryshim mes tyre, Rama bën gjithçka për të mbajtur forcën e tij Basha gjithçka për ta shkatërruar. Basha më ka kërkuar vetë të flasim, debati ka qenë normal i qetë pas vendimit për përjashtimin e Berishës".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erjon: 21/09/2021 07:18

    Boll me shpellare te tipit Noka e maloka....

    Përgjigju
  • KOK TUL KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 21/09/2021 06:16

    O nul noka përtoka po akoma vazhdon ti bën politik o hipolit. Po ti je 0 o Flamuri pa bisht. Po akoma ti me Salheun. Salheut i ka vdek ora o Flamur morra. Prandaj ri urt haje dhe ktë 4 vjet e pastaj haroje që ti të vazhdosh politikën o Flamuri pa bisht.

    Përgjigju
  • Cubi: 20/09/2021 21:26

    Mbajeni se ju ka cuar ne selamet nga 30 vjet qe ka qen ne krye te shqupit. E prandaj sovrani ju con per lesh bubi sa her I dini para. Cesht e drejta ne fak me ty te parin cunin e faros te dytin dhe dumen e salianin ne mbeshtetje ne 2025 te mbushur e keni. Funderrinat e kombit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi