Nuk liberalizohet tregu, koncesionarit i zgjatet afati për kontrollin e makinave

Nuk liberalizohet tregu, koncesionarit i zgjatet afati për kontrollin e makinave

TIRANE-Tregu i kolaudimit të makinave nuk do të liberalizohet në shtator, pasi kompania që ushtron koncesionin prej 10 vitesh do të vijojë deri në një afat të pacaktuar.

Burime për Shqiptarja.com nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë theksojnë se në 3 shtator përfundon kontrata koncesione 10-vjeçare me kompaninë SGS-në dhe derisa 6 muaj para afatit nuk kanë nisur procedurat rrjedhimisht nuk ka kohë për vendimmarrje në 20 ditët e mbetura.

Përballë kësaj situate, duket se ministria ka pranuar që kompania të vijojë që të ofrojë këtë shërbim edhe përtej datës së mbarimit të koncesionit deri në momentin që do të liberalizohet tregu apo të lidhet kontrata me një tjetër kompani.

Liberalizimi i tregut do të nënkuptonte licencimin e disa operatorëve në treg duke rritur konkurrencën dhe cilësinë për konsumatorët. Kompania SGS Albania ka të drejtat ekskluzive për të kryer kontrollin teknik të automjeteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BANI: 10/08/2019 23:33

    KONTROLLI I AUTOMJETEVE NE AMERIKE BEHET NE CDO SERVIS VETURASH,,,KANE KOMPJUTER DHE MBARON PUNE PER CEREK ORE,,,KURSE TEK NE??????????

    Përgjigju
  • Altini: 10/08/2019 19:03

    Vetem kastrati plera mos ta marre se na more ne qafe prz

    Përgjigju
  • redi: 10/08/2019 18:21

    Ky koncensionar qe ja kaq vite qe torturon shqiptaret per kolaudimin e makinave mbaroi kontraten me shtetin.Pse duhet ky sherbim te mos liberalizohet dhe ose shteti mos te jete ne probesi kete sherbim si rezultat i kontrates duke trasheguar mjeduset mjetet qe perdori privati?Si ka mundesi qe asnje qeveri e mbas 90 nuk i sherbeu popullit te saj por vec pazareve te pista me privatet.Ed Rama te lumte qe ba nore vitat dhe e bere ekonomine shqiptare me privatizime,me PPP su lesh arapi.Nuk e besoja kurre qe do ishe jaq antisocialist persa i perket programit te socialdemokracuse.Je yltra liberal qe vec te keqijave asnje te mire nuk i sollen njetezimit.Zoti ju ndeshkofte te gjitheve qe rrenuat Shqiperine dhe e mbajtet popullin fukata

    Përgjigju
  • Fatmir lohja: 10/08/2019 17:42

    Ne asnje vend te botes nuk ka koncesion per koludim makinash.Kolaudimi i makinave behet ne srvise sipas tipit dhe markes se mjetit,dhe mbajne pergjesi perpara lugjit per punen qe bejne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja