TIRANË-Policia ka proceduar penalisht dy pronarë subjektesh për organizim të lojërave të fatit. Sipas policisë, 26-vjeçarit me inicialet A. R. gjatë kontrollit në subjektin e tij në rrugën “Todi Shkurti” iu gjet një pajisje kompjuterike që përdorej për lojëra fati. Ndërsa i dyti me inicialet I. A. u procedua, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës” në subjektin e tij u konstatuan 14 persona duke luajtur poker.
Blutë e kryeqytetit njoftojnë se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Gjithashtu policia e shtetit u bën thirrje qytetarëve që të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital” çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.
Në datë 1 janar me ligj u ndaluan lojërat e fatit dhe bastet. E ndërsa pjesa më e madhe e sallave të basteve janë mbyllur, në dy javët e para të vitit janë konstatuar disa subjekteve duke u proceduar. Ndërkohë që dje AKEP-i kërkoi që të mbyllen të gjitha adresat që ofrojnë baste on-line (Lista me 476 website) (lexo këtu).
Ne vend që të shkojn t punojn lujn poker, bajga!
Përgjigju