Nuk mbyllën lojërat e fatit, në hetim pronari i subjektit dhe tre lojtarë në Krujë

Nuk mbyllën lojërat e fatit, në hetim pronari i subjektit dhe tre lojtarë në Krujë

KRUJË-Vijojnë procedimet nga policia për personat që ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit, pasi nga 1 janari i këtij viti janë ndaluar me ligj. Në Krujë janë proceduar penalisht pronari i një subjekti dhe tre persona të tjerë. Sipas policisë pas kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan sende të ushtrimit të lojërave të fatit.

Personat që po hetohen në gjendje të lirë janë pronari i subjektit E.Sh. dhe tre lojtarët me inicialet A.T. D.K. dhe O.D. Në dy javët e fundit janë proceduar disa persona në disa qytete të vendit. Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit 'Komisariati Dixhital', çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Në datë 1 janar me ligj u ndaluan lojërat e fatit dhe bastet. E ndërsa pjesa më e madhe e sallave të basteve janë mbyllur, në dy javët e para të vitit janë konstatuar disa subjekteve duke u proceduar. Ndërkohë që dje AKEP-i kërkoi që të mbyllen të gjitha adresat që ofrojnë baste on-line (Lista me 476 website).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë