Një pronar i një lokali me qira me inicialet A.S, po hetohet nga Policia e Durrësit pasi u konstatua se personi ushtronte Baste Sportive. Njoftimin e bën vetë Policia e cila bën me dije se gjatë kontrollit në lokalin e A.S, vetë personi është kapur duke ushtruar veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit.
Njoftimi i Policisë Durrës
Krujë
Vijojnë kontrollet në kuadër të zbatimit të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Procedohet penalisht një shtetas.
Është proceduar penalisht shtetasi A.S. për veprën penale" “Organizimi i llotarive të palejuara” , pasi në Krujë gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e marrë me qira është konstatuar se shtetasi i mësipërm ushtronte veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit, Baste Sportive.
Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në të gjithë territorin e Qarkut.
Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit 'Komisariati Dixhital', çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.










Komente
Komento