‘Nuk më ka vrarë ndarja aq sa plaga e saj që ka', Stresi flet sërish për sëmundjen e ish-partneres

‘Nuk më ka vrarë ndarja aq sa plaga e saj që ka', Stresi flet sërish për sëmundjen e ish-partneres

Stresi dhe Keisi

Deklarata e tij bëri bujë të madhe. Gjatë qëndrimit në shtëpinë në “Big Brother VIP” në Kosovë, Stresi tregoi se ish-partnerja e tij, është diagnostikuar me kancer dhe ka dy tumore në kokë.

Në një kohë që ende nuk ka pasur një reagim nga Keisi lidhur me atë çka ai deklaruar, Stresi e ka risjellë dhe një herë në vëmendje të publikut këtë histori. Duke folur me një tjetër banore, Xhuli Nurën, reperi ka thënë se ajo i dhimbset shumë dhe se kjo gjë i vret më shumë se ndarja teksa shprehet se dëshiron ta takojë.

“Nuk dua që të vijë këtu që ta shohin. Mjafton vetëm të pranojë që të takohemi. Jo që nuk ka pranuar po ajo jeton në Kanada dhe bën dy punë atje. E nxjerr lekun më së miri punon në bankë. Punon shumë. Nganjëherë më vjen gjynah, se nuk ka kohë që të dalë as vikendeve”, tha Stresi.

“E kam të vështirë të përshtatem me një femër. Nuk është histori gjashtëmujore por është diçka që ka zgjatur gjashtë vjet e gjysmë. Nuk mund t’i them detajet. Vetëm të jetë mirë. Më ka vrarë më shumë, se ajo ka tumor se nuk më ka vrarë mua ndarja, në kuptim e fjalës se çfarë më ka bërë plaga e saj që ka. Kuptoje një vajzë si ajo, ka dy punë, ka pasur ndarjen tonë mbi kurriz, tumorin në kokë. Më dhimbsen njerëzit shumë”, u shpreh Stresi.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë