President Donald Trump vendosi të rrisë tarifat doganore ndaj Zvicrës në 39% pas një telefonate të tensionuar me lideren zvicerane që mesa duket kishte një mënyrë të foluri që nuk i pëlqeu kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Këtë e pranoi gjatë një intervistë për Fox Business, ku u 'ankua' për faktin se Zvicra kishte përfituar prej kohësh nga tarifa të papërfillshme doganore për eksportet drejt SHBA-së, duke e lidhur këtë me deficitin tregtar prej 42 miliardë dollarësh.
“Po dërgonin mallra këtu pa paguar tarifa doganore, siç s’besohej. Ne nuk po merrnim asgjë,” tha ai, duke shtuar se tarifa 30% që kishte propozuar fillimisht ndaj Zvicrës ishte “shumë e ulët”.
Trump rrëfeu se si mori një telefonatë nga Karin Keller-Sutter, të cilën ai e quajti gabimisht kryeministre të Zvicrës. Në fakt, ajo është anëtare e Këshillit Federal të Zvicrës që udhëheq vendin. Thënë shkoqur: Zvicra nuk ka kryeministër.
“Ajo ishte shumë agresive, por e sjellshme. Thoshte: ‘Ne jemi një vend i vogël, nuk mund ta bëjmë këtë’. Nuk më pëlqeu mënyra si fliste me ne, kështu që në vend që ta ulja tarifën, e rrita në 39%,” u shpreh Trump.
Ai e përshkroi rastin e Zvicrës si pjesë e një beteje më të gjerë me vende që, sipas tij, përfitojnë nga tarifat e ulëta doganore amerikane.
“Mund të them të njëjtën gjë për edhe 40 vende të tjera,” tha ai.
Në nëntor, negociatorët amerikanë dhe zviceranë arritën një marrëveshje për ta ulur tarifën doganore në 15%. Sipas Trump, kompanitë zvicerane u angazhuan të investojnë 200 miliardë dollarë në SHBA deri në vitin 2028.
Komente










As nji Qen nuk e moralin e flliqur si ti,shpresoj qe nji dite te largohen te gjith nga ju.
Përgjigju