Nuk mjaftuan 120 minuta lojë! Penalltitë vendosin fituesin, eliminohet Partizani

Nuk mjaftuan 120 minuta lojë! Penalltitë vendosin fituesin, eliminohet Partizani

Momente nga ndeshja

Partizani është eliminuar në ndeshjen e kthimit me Saburtalon për turin e parë kualifikues të Conference League. Ndeshja shkoi në penallti derisa arriti të marrë fitoren ekipit gjeorgjian.

Nuk mjaftuan 120 minuta për të vendosur fituesin mes Partizanit dhe ekipit gjeorgjian. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të miqve pas golit të Giorgi Guliashvili në minutën '53. Duke qenë se në sfidën e parë, fitoren e mori klubi shqiptar, përballja e dytë që u luajt në stadiumin 'Air Albania' shkoi në shtesë.

Edhe 30 minuta u luajtën për të vendosur fituesin, por sërish nuk u shënua asnjë gol dhe skuadrat iu drejtuan penalltive ku fitoi Saburtalo. Kujtojmë se ndeshja e një jave më parë u luajt në Gjeorgji dhe fitoren e mori Partizani. Shanset që të kuqtë të kalojnë në turin e dytë kualifikues të këtij kompeticioni ishin të mëdha, pasi nëse do ia dilnin do përballeshin me gjigandët rumun të Steauas së Bukureshtit.

Klubi historik, që ka fituar edhe trofe europian, ka për president George Becali-n, miliardin që njihet ndryshe si Gigi Bekali. Ky i fundit është me origjinë nga Shqipëria dhe kurrë se ka mohuar, ndërsa më herët ka qenë një politikan pjesë edhe e parlamentit europian.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • denis: 14/07/2022 23:02

    Ekipet shqipetare jane ekipe me ZHORRAXHINJ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan