Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni, nuk ka mundur që të jetë i pranishëm në seancën parlamentare për ndryshimet në Kushtetutë, pasi rezulton i infektuar me Covid19.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjoni shkruan se është totalisht pro ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë hapjen e listave zgjedhore.
Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë kolegët deputetë që votuan pro ndryshimeve në Kushtetutë për reformën zgjedhore.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
"Në pamundësi të dhimbshme për të votuar sot fizikisht në seancë plenare, vota ime, të paktën moralisht, është totalisht pro ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë hapjen e listave zgjedhore. Sot nuk është dita për protagonizëm. Ky është vetëm një hap pozitiv në drejtimin e duhur. Beteja vazhdon dhe i takon vetëm qytetarëve shqiptarë.
Hapat e tjerë? Ndryshim sistemi e depolitizim i numërimit të votës. Mirënjohje për të gjithë kolegët deputetë që votuan pro sot", shkruan deputeti Ralf Gjoni.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)