Nuk mori rimbursim të ilaçeve, lushnjari kanos me thikë mjeken

Nuk mori rimbursim të ilaçeve, lushnjari kanos me thikë mjeken

Një 47-vjeçar ka kërcënuar me mjete prerëse mjeken e qendrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe në Lushnje. G. K., 47 vjeç, ka kërkuar rimbursim të disa ilaçeve, por që nuk ka qenë e mundur në lidhje me sëmundje që ai kishte. Kjo ka bërë që pacienti të humbasë kontrollin dhe ta kanosë atë me thikë.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka rrethuar 47-vjeçarin , i cili kërcënoi me mjet prerës (thikë) shtetasen A. V., me detyrë mjeke pranë qendrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale "Kanosje për shkak të detyrës"

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët