Dashnor Sula, deputeti i Partisë Demokratike ka dhënë ditën e sotme një deklaratë përpara gazetarëve gjatë kohës që po hynte në seancën plenarë në Kuvendin e Shqipërisë. Sula është pyetur nga gazetarët për lëvizjen e tij në orën e fundit të bërjes së listave, ku emri i tij u bë me dije se ishte përfaqësuesi i parë në listën e Qarkut të Elbasanit për koalicionin ‘Nisma Shqipëria Bëhet. Sula e nisi duke falenderuar demokratët dhe tregoi disa episode lidhur me ngjarjet pas vendimit të 9 Shtatorit 2021, ku Basha mori vendimin për largimin e Berishës.
"Tani unë në rradhë të parë do të doja të falenderoja të gjithë demokratët e Peqinit, të Beshit, Cërrikut, të Gramshit, të Elbasanit, Librazhdit dhe Përrenjasit që kemi punuar bashkë për një ëndërr dhe ajo ëndërr është që Partia Demokratike të triumfonte nga zgjedhet e vitit 2017, 2021 gjë e cila nuk u realizuar për shkak të problematikave të brendshme të Partisë Demokratike, që ka patur Partia Demokratike brenda saj dhe Kryetari i Partisë Demokratike i asaj kohe zoti Basha. Fatkeqësish mendoj se këto probleme mendoj që do duhet që të mbylleshin, këto plagë të cilat u hapën pas vendimit të 9 Shtatorit të vitit 2021, ku zoti Basha në mënyrë të një anëshme, në mënyrë jo të drejtë mori një vendim, në largimin e zotit Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike."-tha Sula
Nga ana tjetër Sula është shprehur i ashpër me dy figurat e Partisë Demokratike, referuar Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe deputetes Albana Voksi, duke i konsideruar si të urryer për qytetarët.

"I kam kërkuar Berishës në 2021 që Basha mos të jetë më në krye të Partisë Demokratike, gjë të cilën zoti Berisha bashkë me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, i famshmi Flamur Noka , e famshme Albana Vokshi të cilët fatkeqësisht sot Partia Demokratike ka rënë sot në dorë të këtyre dy figurave të cilat janë, nuk do thosha të urryera por të padëshiruara nga dëmokratët, por të urryera nga qytetarët shqiptarë."-vijoi Sula
Sula komentoi gjithashtu dhe aksionin e Berishës dhe kujtoi disa nga premtimet e tij për respektimin e votës së demokratëve. Sipas Sulës, Berisha e shkeli premtimin e foltores me të dyja këmbët.
"Zoti Berisha nis të gjithë aksionin e tij në atë kohë në foltoren e famshme me moton, çdo individ politik dhe vota do të jetë e para në Partinë Demokratike, fatëkeqësisht u shkel me të dyja duart. Unë nuk mund të lejoj, po përdor këtë termin, të përdhunohem kam sakrifikuar për atë parti jetën, familjen time dhe jam i vetmi person që skam përfitur kurrë dhe nuk kam marrë kurrë ofiqe."-tha Sula
Në fund, Sula falenderoj drejtuesit e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ për mundësinë që I dhanë në listën e Qarkut të Elbasanit.
"Falenderoj Lapajn që më dha këtë mundësi, edhe Shqipëria do duhet të bëhet me djem dhe vajza të reja duke filluar nga ju që jeni sot këtu."- përfundoi deputeti.
Lajmi kryesor:
Flasin të ‘përjashtuarit’ e Berishës/ Tabaku: E meritoja një vend të sigurt, në PD asgjë s’mu fal! Sula: U shkel vota e primareve! Kryemadhi ‘dashuri’ politike: Do votoj Metën
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
