Listat/ Dyrnjaja: PD e di që s’fiton, vrap kush të futet në listë të sigurt! Primaret ishin intrigë e gjallë! 25 partitë e koalicionit nuk nxjerrin dot as 1 deputet bashkë

Analisti dhe gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar këtë të enjte në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, për të folur mbi listat e kandidatëve për deputetë të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me në krye Partinë Demokratike, si dhe Parisë Socialiste, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Për analistin Dyrnjaja, listat e mbyllura të Partisë Demokratike konformuan se servilizmi është instaluar si virtyt në selinë blu, si e vetmja mënyrë për t’u futur në parlament pa u lodhur.

“Kush të zërë vendin te lista e sigurt, se e dinë që nuk do i fitojnë zgjedhjet dhe kanë hallin të jenë brenda listës së sigurt. Këta të tjerët tani do përplasen me njëri-tjetrin për hall se kush do të dali dhe si do të dali.”

“Primaret ishin një intrigë e gjallë. Ishin një falsitet total. Njeri më i votuar në Kavajë iku, Jorida Tabaku iku, pavarësisht se vazhdojnë të qëndrojë për të qenë pak koherente dhe për të mos krijuar atë zhgënjimin e madh se jo çdo gjë lidhet me mandatin, Dash Sula iku. Në atë parti ka vetëm intriga për njerëzit rreth kryetarit dhe interesat e kryetarit që në këtë rast është Berisha.”

Dyrnjaja u shpreh i bindur se Partia Socialiste do të fitojë mandatin e saj të katërt qeverisës më 11 maj, minimalisht me 71 mandate, numër dysheme për krijimin e qeverisë.

“Rama merr mandatin e katërt. Natyrisht nuk e di me sa, 90 deputetë, 85, por 71 besoj se ka të sigurt me këtë opozitë që e ka përballë.”

Për analistin, koalicioni i PD është “impotent” elektoralisht por edhe “shterpë” në vizion.

“Të 25-ta nuk e bëjnë dot një parti. Bashkë të 25-ta po t’i mbledhësh nuk e bëjnë dot një parti. Madje bashkë të 25-ta nuk e nxjerrin dot një deputet, as një deputet, e kam bindje këtë.”

“Partia Demokratike ka ardhur duke u rrudhur dhe kjo është meritë e dështimit të një politikani të vetëm që e ka pasur kontrollin e kësaj parti me dorë të fortë që quhet Sali Berisha. Ky njeri edhe pse ka sjellë PD në pushtet e ka dëmtuar atë afatgjatë. E ka dëmtuar, e ka shkretuar. Mendo që pas Berishës aty do të duket sikur do bjerë vdekja, s’ka më njeri. Pse? Sepse pret filizat e rinj. E “preu” Andi Mustafain edhe pse ai vazhdon të thotë që unë do vazhdoj këtu me ideale, për kontekstin familjar e të tjera.”

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

HiStory/ Çamëria e rrëfyer nga historianët grekë, si ka ndryshuar narrativa dhe fajësimi i shtetit të tyre

HiStory/ Çamëria e rrëfyer nga historianët grekë, si ka ndryshuar narrativa dhe fajësimi i shtetit të tyre