Të gjithë ata që sot ndihen të zhgënjyer nga Sali Berisha dhe listat e kandidatëve për deputetë, duhet ta pranojnë një të vërtetë të thjeshtë: zhgënjimi vjen kur ke pritur diçka ndryshe. Por çfarë pritej ndryshe nga ai që për 30 vite ka ndërtuar politikën e tij mbi besnikërinë personale dhe jo mbi parimet?
Berisha e di më mirë se kushdo që nuk ka asnjë shans për të fituar zgjedhjet. Kjo nuk është as surprizë dhe as ndonjë zbulim i madh. Plani i tij nuk ka të bëjë me fitoren, por me mbijetesën. Ai nuk po përpiqet të rikthejë opozitën në pushtet, por të ruajë kontrollin mbi grupin e tij të ngushtë, një grup që është gati ta ndjekë në çdo skenar, sado ekstrem qoftë ai.
Pikërisht për këtë arsye, ai ka larguar nga listat çdo figurë që mund të shfaqte qoftë edhe hijen më të vogël të pavarësisë. Dikur, shumë prej këtyre njerëzve besuan se Berisha do t’i trajtonte ndryshe, se do t’u jepte hapësirë, se nuk do t’i flijonte për interesin e tij. Sot, ata e kanë kuptuar të vërtetën, por shumë vonë.
Ironia më e madhe është se disa prej atyre që sot ankohen për përjashtimet ishin të njëjtët që dikur sulmonin këdo që kritikonte Berishën. Ata që talleshin me idenë se vetëm Lulzim Basha mund të sillte rotacionin, sot janë përjashtuar nga loja dhe kanë mbetur me duart bosh. Berisha nuk i fal, nuk ndan pushtet dhe nuk pranon asnjë zë ndryshe.
Në politikën e tij, besnikëria e verbër vlen më shumë se çdo votë. Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është naiviteti i tyre.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.8%
-
Pak
12%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 927
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora/ Balla takohet me kryebashkiakun e Brent në Londër: Krenar për shqiptarët që punojnë në strukturat e kësaj bashkie
22 Mars, 16:19
-
Vota e diasporës/ KQZ, 5 tenderë miliona euro pa garë të hapur! 10 mln euro për kompaninë postare, 3 mln euro për softuerë dhe materiale
22 Mars, 15:54
-
Berisha sulmon Lapajn e Alibeajn: Janë patericë e Ramës! Futën familjarë në lista, e frikshme
22 Mars, 15:27
-
FOTOLAJM/ Rama: Vota për mua dhe PS, çelësi për të hapur derën e BE
22 Mars, 14:55
-
Basha në Fier, prezanton kandidatët: Koalicioni Euroatlantik krah SPAK-ut për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit
22 Mars, 14:21
-
Fleta gargantuane dhe 140 deputetët e tepërt!
22 Mars, 14:17
-
VIDEO/ Rama ironizon deklaratat e Berishës me pamjen e bufit: E ka gjetur belaja, Luli po i çorodit ushtarët
22 Mars, 14:00
-
Berisha mashtrim 'madhështor' për të 'vjedhur' fondet e shtetit, 'josh' aleatët me pará! Fut kandidatët e PD me siglën e aleatëve që të 'vjelin' KQZ-në
22 Mars, 12:54
-
Do hiqen Non Gratat? Marco Rubio i shuan shpresat sërish Berishës pas raportit të ri të DASH, rinis ndëshkimet për korrupsion madhor
22 Mars, 11:55
-
Shanset e partive të vogla për mandate në zgjedhjet e 11 majit
22 Mars, 10:52
-
VIDEO/ Rama i përgjigjet Berishës për ‘disset’ me Bashën: Nuk e arrini dot rezultatin e Lulit! Më 30 mars shkon sërish në Athinë për të takuar shqiptarët
22 Mars, 10:09
-
VIDEO/ Braçe thirrje qytetarëve: Votoni për PS dhe mua! Do të keni një deputet që nuk fle dhe nuk hesht
22 Mars, 08:42
Kur genjehesh nje here, eshte faji I atij qe genjen. Por kur genjehesh gjithenje, do te thote qe faji eshte juaji, qe i besoni nje genjeshtari dhe mashtruesi. Iu ka kaluar Miu ne mustaqe dhe e ka bere rruge.
Përgjigju