Këngëtarja shqiptare është 8 muajshe shtatzënë dhe ka zbuluar gjininë e bebit të saj. Maya është në pritje të një djali. E ftuar në emisionin “Rudina”, këngëtarja ka folur për vështirësitë që ka kaluar gjatë periudhës së shtatanisë.
Ajo gjithashtu është përlotur kur ka folur për dy personat e ndjerë të familjes së saj, babain dhe vëllain.
"Më vjen keq që ata nuk e dinë, që nuk munda t'i gëzoja. Doktori më tha ata e dinë përpara se ti. Është edhe diçka e çuditshme që ky fëmijë vjen në dhjetor dhe unë atë muaj humbur babain dhe vëllain. Zoti me një dorë të hedh, me një dorë të pret,”- tregoi Maya me lot në sy.

Komente

