Po ashtu, janë pushuar edhe 28 163 punonjës të ministrisë së Arsimit, më së shumti mësues të shkollave fillore dhe të gjimnazeve.Që nga 15 korriku qeveria ka shkarkuar më shumë se 80 mijë persona të punësuar në institucione publike të akuzuar se kanë qënë pjesë e grushtit të shtetit.
Duke qënë në gjendje emergjence, autoritetet kanë liruar 33.838 të burgosur për t’iu lënë vendin ‘pucistëve’ të tjerë. Ndërkohë avionët turq vijojnë aksionet e tyre në veri të Sirisë duke patur si objektiv shtetin islamik por edhe për të larguar forcat kurdo siriane të YPG.
Ndërsa presidenti Erdogan sulmon sërish BE-në duke thënë se unioni ka transferuar një pjesë të vogël të shumës së akorduar në këmbim të marrëveshjes me emigrantët.
“ Shuma e dhënë deri më tani është 183 milionë euro. Dhe nuk na i kanë dhënë ne, por ia kanë dorëzuar Unicef. Për fat të keq premtimet nuk po mbahen” u shpreh Erdogan.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)