Era Istrefi nuk ndalet.
 
Pas rekordit që theu me këngën “Bon Bon” këngëtarja shqiptare në pak orë ka marrë mbi  1 milion klikime në Youtube me këngën e re “Redrum”.
 
Kanë qenë të shumë fansat e saj që e kanë pritur me padurim publikimin e këngës se re. Puna e madhe e Era Istrefit, e cila e ka ngritur shumë lart muzikën shqiptare, është shpërblyer më së mirë.
 
Kënga është përgatitur nga një nga kompanitë më të mëdha botërore muzikore e që është Ultra Music. Për të kanë punuar një numër i madh profesionistësh të cilët kanë ndihmuar që ky projekt të ngjitet në majat më të larta të klasifikimeve. 


era
(Kënga e Era Istrefit)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)