Nuk ndalet ISIS, hedh në erë
tempullin Baalshamin Palmyra 

Nuk ndalet ISIS, hedh në erë<br />tempullin Baalshamin Palmyra 
Baalshamin Palmyra tempulli i lashtë është hedhur në erë nga militantët e shtetit Islamik ISIS me anë të një eksplozivi.Lajmin e ka konfirmuar shefi i antikave sirianë Maamoun Abdulkarim për agjencinë e lajmeve AFP.

 “ISIS pasi vendosi një sasi të madhe eksplozivi në tempullin e Baalshamin e shpërtheu atë duke shkaktuar shumë dëme në tempull”- shkruan AFP duke theksuar gjithashtu se zona e brendshme e tempullit u shkatërrua plotësisht ndërsa u rrëzuan dhe kolonat përreth tempullit me vlera historike botërore

Grupi mori kontrollin e Palmyra në maj, duke shkaktuar frikë se grupi mund të shkatërrojnë vendin e Trashëgimisë Botërore të UNESKOBanorët të cilët kanë ikur nga Palmira thanë gjithashtu se ISIS kishin vendosur eksploziv në tempull që rreth një muaj më parë, raporton Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

Që prej lindjes së shtetit islamik të ISIS në Siri dhe Irak janë shkatërruar disa vepra arkitektonike dhe artefakte mijëravjeçare dhe të parikuperueshme në hisotrinë botërore dhe dokumentimin e saj, ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë ata shkatërruan manastirin katolik mbi 1500 vjecar ndërkohë që kanë marrë nën kontroll edhe mjaft objekte të tjera në Irak

Redaksia online
(S,M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi